Si të mbani ritmin edhe pas një rritje virale? - Business Magazine Albania

Si të mbani ritmin edhe pas një rritje virale?

rritje virale

Kur themeluesit e Movers+Shakers, Evan Horowitz dhe Geoffrey Goldberg lançuan fushatën e tyre të parë për markat në TikTok, ajo theu rekorde në gjashtë ditë. Ja se si e shndërruan atë në një fenomen më të qëndrueshëm.

Pas rreth tre vitesh të fushatave krijuese për markat, Evan Horowitz, bashkëthemeluesi dhe CEO i agjencisë së markave me qendër në Los Angeles, Movers+Shakers, thotë se nuk ishte e qartë që ai dhe partneri i tij i biznesit, Geoffrey Goldberg mund të vazhdonin.

Një kontratë me e.l.f. Cosmetics i dha startupit një mundësi. Kompania donte një fushatë virale TikTok, me qëllimin për të kapur një miliard views. E.l.f po kërkonte një risjellje të markës dhe Movers+Shakers propozuan një sfidë me hashtag (#eyeslipsface) duke përdorur muzikë origjinale. Klienti dukej skeptik; shumica e videove TikTok përdorin klipe që janë në trend të muzikës së njohur ekzistuese.

Por, krijimi i muzikës origjinale për markat ishte pika e fortë e themeluesve të agjencisë. Ata e bindën markën.

Lexoni: Ja cilat janë 10 mënyrat më të mira për të motivuar veten

Kur filloi fushata, ajo u kthye në një hit, duke arritur më shumë se një miliard shikime në më pak se një javë. Sidoqoftë, ajo që ndodhi më pas siguroi që fushata virale të kishte një jetë përtej maksimumit fillestar.

“Ne bëmë kaq shumë gjëra shtesë pasi filloi fushata,” tha Horowitz. Ai mori këngën 15-sekondëshe të TikTok dhe e zgjeroi atë në një këngë të plotë, duke lejuar individët ta transmetojnë atë në Spotify dhe platforma të tjera. Gjithashtu, agjencia bëri një video muzikore dhe e vendosi atë në YouTube. Shumë shpejt, vetë kënga ishte një trend jashtë mediave sociale.

Këshilla e Horowitz për sipërmarrësit e tjerë: Një plan marketingu është po aq i mirë sa aftësia juaj për ta përsëritur atë. “Mos supozoni se plani juaj është i mirë,” thotë ai. “Supozoni se jeni mjaft i mirë për të planifikuar në kohë reale.”

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0