Si të kontrolloni nëse telefoni juaj është i infektuar me Spyware Pegasus?! - Business Magazine Albania

Si të kontrolloni nëse telefoni juaj është i infektuar me Spyware Pegasus?!

Spyware Pegasus

Disa ditë më parë, u bë i njohur lajmi se programi kompjuterik dashakeqës Pegasus, i krijuar nga kompania izraelite NSO Group për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shërbimet e inteligjencës, përdoret gjerësisht për të spiunuar banorët e vendeve të ndryshme fshehurazi.

Sipas specialistëve të sigurisë së informacionit, të paktën 50 mijë pajisje janë infektuar në të gjithë botën. Ky numër nuk duket shumë i lartë, por Pegasus është shumë i rrezikshëm, lejon të marri kontrollin e plotë të smartphone-it, të lexojë fshehurazi mesazhet, përgjon bisedat telefonike, shikon fotot dhe videot.

Antivirusët e njohur nuk mund të zbulojnë Pegasus pasi ky malware shfrytëzon dobësi që janë të panjohura për zhvilluesit e sistemeve operative dhe aplikacioneve antivirus.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka zhvilluar një program që ju lejon të identifikoni këtë malware. Quhet MVT (Mobile Verification Toolkit) dhe kodi burimor (source code) i tij është i disponueshëm në GitHub.

Shërbimi MVT është i përshtatshëm për pajisjet Android dhe iOS, por nuk ka zgjidhje të gatshme për instalimin e shpejtë të aplikacionit. Ato duhet të përpilohen për një pajisje specifike, e cila mund të bëhet vetëm në një kompjuter Linux ose macOS.

Lexoni: Pegasus: Programi izraelit dhe lufta kibernetike

Shërbimi ruan një kopje rezervë të të dhënave nga smartphone në kompjuter, skanon të gjitha të dhënat dhe kontrollon nëse pajisja është e infektuar me Pegasus dhe informon përdoruesin nëse informacioni nga pajisja e tij mund të komprometohet dhe transferohet te palët e treta.

Kjo pajisje, në veçanti, skanon regjistrat e transferimit të të dhënave, aty ka të ngjarë që të gjenden treguesit e dëmshëm (informacion në lidhje me dërgimin e historikut së thirrjeve, SMS, mesazhet dhe gjëra të tjera në një server të largët). Në iOS, këto regjistra ruhen më gjatë sesa në Android, kështu që është shumë më e lehtë të zbulosh Pegasus-in në iPhone. Duke pasur parasysh kompleksitetin e përdorimit të MVT, ky mjet duhet të rekomandohet vetëm për përdoruesit e njohur me teknologjinë ose ata që dyshojnë se Pegasus po i spiunon.

Ekspertët e sigurisë së informacionit besojnë se ky spyware përdoret për mbikëqyrje të targetuar. Ai nuk infekton pajisje të rastësishme, por vetëm smartfonët që u përkasin njerëzve specifik aktivitetet e të cilëve janë me interes për ata që kontrollojnë këtë software. Çdo liçencë e Pegasus kushton qindra mijëra dollarë, kështu që mbikëqyrja kryhet kryesisht mbi ata me informacion të vlefshëm (për shembull, politikanë, udhëheqës biznesi ose gazetarë të mediave kryesore).

Megjithëse çështja Pegasus është bërë shumë e famshme në lajme kohët e fundit, qindra aplikacione të tjera spiunazhi vazhdojnë të funksionojnë në heshtje dhe të spiunojnë viktimat e tyre. Shumë programe veprojnë në një zonë gri duke u paraqitur si kontroll prindëror ose aplikacione të tjera të ligjshme. Jini të kujdesshëm, mos instaloni çdo lloj aplikacioni dhe qëndroni të sigurtë.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0