Si të kalojmë një javë në Shqipëri?

Si të kalojmë një javë në Shqipëri?


Shqipëria është një ndër vendet në Europë që nuk harrohen lehtë. Kështu e nis artikullin e saj Jade Johnston, një ndër blogeret amerikane, të njohura për udhëtimet dhe përshtypjet e saj nëpër botë. Shqipëria është një vend që ka shumë për të ofruar, por që nuk ka pasur interes të lartë. Autorja shkruan se, ju do e gjeni veten të tunduar për të shkuar në këtë vend, sidomos pas një itinerari që ajo tregon, “Si të shpenzosh një javë në Shqipëri”.

Dita e 1 dhe 2 – Tirana

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është një vend shumë i mirë ku mund të niset udhëtimi juaj. Këtu nisni të familjarizoheni me kulturën, ushqimin dhe historinë shqiptare. Gjithashtu, është një vend shumë i mirë për të planifikuar infrastrukturën për pjesën tjetër të udhëtimit. A do merrni furgona apo do merrni një makinë me qira? Këtë gjë do e vendosni kur të jeni në Tiranë.

Dita e 3 – Berat

Duke udhëtuar më nga jugu i Tiranës, vendi i parë që do ngjalli interes për ju do të jetë Berati. Është një nga qytetet e mbrojtura nga Unesco, por ka edhe të tjerë në Shqipëri. Qyteti karakterizohet nga kështjella në majë të një kodre dhe të ofron restorante shumë të mirë. Ti mund të vizitosh vendet përreth ndaj përbën një destinacion të mirë njëditor.

Dita e 4 – Gjirokastër

Ky qytet, një tjetër pjesë e mbrojtjes nga Unesco, por që ofron një pamje ndryshe nga Berati. Ka edhe Gjirokastra kështjellën mbi kodër, por kulmi i bukurisë së qytetit janë rrugët dhe shtëpitë historike të kohës otomane.

Dita e 5 – Saranda

Saranda është një qytet i qetë në dimër dhe i zhurmshëm në sezonin e verës, si një ndër qytetet kryesore bregdetare shqiptare.

Dita e  6 – Butrint

Butrinti një vend historik me pamje unike, pjesë gjithashtu e Unesco. I bukur, me fshatra të shkatërruar, dëshmi e një historie të lashtë. Dikur është kërkuar nga heroi Virgjil për tokën e trojanëve. Teatri duket si i gjallë, liqeni i qetë. Butrinti është një pikë përrallore.

Dita e 7 – Rrugë në Athinë ose kthim sërish në Tiranë

Në varësi se ku është destinacioni juaj i radhës, ju mund të shkoni në Athinë ose të udhëtoni sërish në Tiranë. Kudo që të vendosni, udhëtimi juaj në Shqipëri do të jetë diçka që s’do të harrohet lehtë.

Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0