Si të jeni sa më energjikë në punë

Si të jeni sa më energjikë në punë


Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Është kjo një shprehje e cila shoqëron këdo nga ne në rastet kur përballemi me lehtësi me një situatë, e cila na shkaktuar stres. Kur ju filloni një punë të re, gjithmonë prireni të jeni të stresuar për ecurinë e saj.

Të qenurit ambicios dhe energjik, e bën më të lehtë këtë sfidë. Në këtë artikull po sjellim për ju disa stratgji se si të arrini të jeni energjik në punën tuaj.

Fillojeni ditën me ujë me limon
Përpara se të hani mëngjes apo të pini kafe, këshillohet që ditën ta nisni me një gotë uji me limon. Kjo është një prej mënyrave më të mira për të larguar toksinat dhe për të qenë sa më të hidratuar.

Lexo: Si ndikon muzika në produktivitetin tuaj?

Mos dilni nga shtëpia pa mëngjes
Trupi juaj ka qenë në një gjendje qetësie gjatë natës, prandaj në mëngjes atij i duhet energji në formën e karbohidrateve për ta filluar ditën sa më mirë. Prandaj këshillohet që të mos dilni nga shtëpia pa konsumuar vaktin e mëngjesit.

Konsumoni multivitamina
Multivitaminat janë një zëvendësues shumë i mirë i përbërësve ushqimorë që ju mund t’i neglizhoni dhe nuk i konsumoni. Multivitaminat varojnë në lloje të ndryshme dhe mbi të gjitha, sipas nevojave specifike të secilit.

Bëni ushtrime fizike
Sipas studimeve të fundit të kryera nga Universiteti i Georgias, njerëzit që vazhdimisht ndihen të lodhur janë zakonisht edhe ata që nuk merren pothuajse fare me aktivitet fizik. Prandaj këshillohet që gjatë ditëve të javës, sikur edhe 30 minuta në ditë të merreni me ushtrime të ndryshme fizike dhe do ta shikoni që do të jeni më energjikë sepse aktiviteti fizik rrisë qarkullimin e endorfinës.

Qëndroni përpara kompjuterit
Ju duhet të tregoni kujdes të veçantë për sa i përket mënyrës së si qëndroni ulur në karrige përpara kompjuterit. Nëse do të qëndroni duke e peshuar të gjithë peshën e trupit tuaj tek bërrylat mbi tavolinë ju do të ushtroni edhe një presion të madh tek organet tuaja të brendshme, sidomos te mushkëritë dhe nuk do t’i lini ato që të mbushen plotësisht me oksigjen, Ndaj këshillohet që shpinën ta mbani ne një kënd të drejtë dhe në distancën e duhur nga ekrani i kompjuterit.

Praktikoni ushtrime joge
Joga është një ndër mënyrat më të mira për të luftuar si stresin ashtu edhe lodhjen. Nëse gjëja e parë që do të thoshit në këtë moment është se nuk keni kohë, sepse jeni në punë, ne ju këshillojmë që të mos nxitoheni, sepse nuk bëhet fjalë për ushtrime që kërkojnë shumë kohë në dispozicion. Mjaftojnë 30 sekonda për të bërë një prej ushtrimeve më të thjeshta të frymëmarrjes. Merrni frymë sa më shumë të mundeni dhe nxirreni atë menjëherë. Përsëriteni këtë ushtrim gjatë 30 sekondave dhe do të vini re se do të ndiheni shumë më mirë se më përpara.

Lexo: 4 faktorët që papritur mund të dëmtojnë produktivitetin tuaj

Mos qëndroni një kohë të gjatë pa lëvizur
Kur muskujt tuaj nuk janë në lëvizje, mitokondritë që ndodhen në qelizat e muskujve tuaj nuk prodhojnë energji, prandaj këshillohet që herë pas here të shkëputeni nga ekrani dhe të bëni pushime të shkurtra.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0