Shumë prej kolegëve të mi në punë po bëhen me fëmijë, duke filluar të kenë familjet e tyre dhe të rrisin fëmijë. Më sjell ndër mendje kohën kur fëmijët e mi- tashmë të rritur- ishin në atë moshë. Sa punë e madhe!
Netët pa gjumë, detyrime brenda shtëpisë, ndeshjet e futbollit, drekat në shkollë…ngarkesa nuk mbaron kurrë. Të duket vetja sikur vrapon sa te një gjë në një gjë tjetër, duke u munduar që t’ia dalësh me të gjitha dhe mirë.
E njëjta gjë ndodh edhe me biznesin tënd në fazat e tij të para, ose kur sapo e ke nisur. Ka kaq shumë punë për t’u bërë! Netë pa gjumë, afate në mënyrë të vazhdueshme, burime të pakta…puna është pa mbarim. Duket sikur vrapon nga një gjë te tjetra, duke u përpjekur që të gjitha të bëhen mirë dhe siç duhet.
Ok, unë jam këtu për të të thënë se gjërat arrijnë të bëhen më mirë.
Fëmijët rriten, marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, dhe fillon të mendosh për të ardhmen përtej të dërguarit në shkollë të fëmijëve. Biznesi gjithashtu fillon të marrë formë, stafi fillon të ketë më shumë punë, dhe ti më në fund mund të fillosh të palnifikosh përtej operacioneve të përditshme.
Ndërsa jetët tona në shtëpi dhe në punë evolouojnë, ne gjithashtu duhet të evoluojmë. Të kujdesesh për një të sapolindur ose fëmijë të vegjël është ndryshe nga të ndihmosh dhe të trajnosh fëmijët kur i ke në universitet. Menaxhimi i një biznesi për rritje është shumë ndryshe nga përballimi i halleve të një startupi.
Kështu pra, të duhet të ndryshosh së bashku me familjen dhe biznesin. Mënyra se si kontribuon dhe drejton ata që ke përreth vetes duhet të ndryshojë, sepse edhe këta vetë ndryshojnë.
Po reflektoja rreth mënyrës se si ishin rritur fëmijët e mi dhe se si e kisha menaxhuar karrierën time ndër vitet dhe fazat e zhvillimit të saj, dhe kuptova se nuk kisha më përgjegjësi për mirëqënien e tyre fizike. Ata kanë nëj rezidencë banimi dhe një jetë personale të tyren, dhe vërtet që nuk ma kanë nevojën që t’i ndihmoj me ndonjë nga këto gjëra.
Këtu ka përfunduar puna ime.
Por ka diçka vërtet të rëndësishme për të cilën jam ende përgjegjës dhe me të cilën mund të vazhdoj të kontribuoj në jetët e tyre, dhe gjithmonë do ta bëj.
Unë mund t’i ndihmoj me vetëbesimin.
Unë mund të mbështes menyrën e tyre të të menduarit, mund t’u jap këshilla dhe mund t’u jap pikëpamjen time mbi gjërat, diçka që ata mund të mos e kenë. Mund t’u jap mbështetje për vendimet e tyre. Mund t’u kujtoj se kanë gjithçka që nevojitet për të patur sukses, se e dinë se cilët janë si profesionistë dhe se para tyre shtrihet një karrierë e suksesshme.
Mund t’i ndihmoj të kenë besim te vetja. Ashtu si shumë të tjerë bënë me mua kur unë kisha më shumë nevojë për të.
/Shkruar nga Jim Joseph, Publikuar nga Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.