Lexo: 10 arsyet pse punonjësit tuaj nuk ju respektojnë
Delegimi është pjesë e punës tuaj … dhe çelësi për suksesin tuaj
Një arsye e madhe pse disa menaxherët nuk delegojnë sa duhet, është se ata kanë frikë. Ata i shqetëson fakti nëse mund të kenë besim tek personi që do të bëjë punën. E kanë të vështitë gjithashtu të besojnë një detyrë të rëndësishme tek dikush tjetër. “Shpesh është një frikë e pavetëdijshme”, thotë këshilltari i burimeve njerëzore, Phyllis Hartman në një kompani konsulence. Shikoni se cili është problemi juaj dhe avanconi duke e njohur delegimin si pjesë të punës tuaj. Për të patur sukses është thelbësore të rrisni produktivitetin duke ndihmuar anëtarët e ekipit tuaj të zhvillohen profesionalisht”. Ju nuk do të keni një ekip me performancë të lartë vetëm duke thënë” Unë nuk kam besim tek ju”, tha Tracy Spears, themeluesi i Exceptional Leaders Lab. Ju duhet t’i bëni punonjësit të ngjisin shkallët.
Jini të kujdesshëm në lidhje me cilat detyra delegoni
Nëse keni vështirësi të kuptoni se cilat detyra duhet të delegoni, bëjini vetes tre pyetje, rekomandoi Bill Thomas, kreu i HR Centric Performance.
- A ia vlen të harxhoj kohë për të bërë këtë detyrë, apo duhet t’ia delegoj dikujt tjetër?
- Kush tjetër mund të më ndihmojë në këtë punë nëse unë nuk mundem ta bëj?
- Dhe çfarë po më ndalon ta delegoj këtë?
Vendosni pritshmëri të qarta që në fillim
Shikoni se çfarë duhet për arritjen e rezultatit përfundimtar. Pastaj është koha që të komunikoni me njerëzit që do t’u delegoni punët dhe t’u tregoni atyre se çfarë duhet bërë domosdoshmërisht për të arritur qëllimin. Nëse bëni këto gjëra dhe jeni të qartë me personat që do të bashkëpunoni, do të shmangni shumë probleme. Kjo ndihmon gjithashtu që njerëzit të dinë nivelin e cilësisë që kërkon një detyrë e caktuar. Pra, bëjini të ditur ekipit tuaj se çfarë është e nevojshme.
Lexo: Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj
Kontrolloni rregullisht ecurinë e ekipit tuaj
Shumë herë një projekt delegohet vetëm për faktin që menaxheri të jetë në panik dhe të shmangë përgjegjësinë. Por, një delegues kurrë nuk duhet të vendosë në një pozitë të tillë ekipin e tij. Në vend të kësaj ata duhet të marrin përgjegjësi dhe të jenë përkrah stafit të tyre. “Udhëheqësit e mirë përgatiten që në fillim, nuk i lënë gjërat për në momentin e fundit. Kjo do të ndihmojë në shmangien e presionit dhe konflikteve brenda grupit”, tha Sostrin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.