Si të bëheni një frymëzim për të tjerët? - Business Magazine Albania

Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?


Një nga mënyrat më të mira për t’u bërë një frymëzim për të tjerët është arritja e qëllimeve tuaja. Sa herë keni parë një shfaqje ose lexuar rreth jetës së dikujt, betejat dhe triumfin e tyre dhe jeni frymëzuar nga personi që ata janë bërë?

Ka diçka rreth këtyre personave që zgjojnë brenda nesh ndjenjën se mund të arrijmë çdo gjë që kemi vendosur në mendjen tonë. Është ky lloj frymëzimi që ka rezultuar në kaq shumë arritje të mëdha gjatë historisë. Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një individ i frymëzuar.

Ajo që unë do të doja t’ju sfidoja të bëni është që të vendosni çfarëdo qëllimi që keni dhe të angazhoheni për ta bërë atë një realitet. Kur ju arrini qëllimet tuaja, kjo jo vetëm që ndikon tek ju, por ndikon edhe tek njerëzit rreth jush. Secili prej nesh dëshiron të besojë se ne kemi ardhur në këtë botë për të bërë diçka të pabesueshme. Sfida është se shumë prej nesh kanë parë ëndrrat të na shkatërrohen para syve vazhdimisht dhe arrijmë në një konluzion se ëndrrat janë të rezervuara për njerëzit e lindur me fat dhe të talentuar.

Lexoni: Jo vetëm Frymëzim. Në numrin 16 të BusinessMag

Kur arrini ëndrrat tuaja, ju u jepni shpresë njerëzve që janë përreth jush, që edhe ata mund t’i arrijnë ato. Për arsye se duke ju njohur juve, kjo është më reale për ta. Sa shpesh kemi parë dikë të suksesshëm në TV dhe kemi menduar se duhet të kenë lindur në një familje të pasur apo duhet të kenë lindur me talent? Qenia njerëzore është e prirur të justifikohet, prandaj këta njerëz janë në gjendje të arrijnë ëndrrat e tyre dhe ne nuk jemi.

Por kur ju njihni dikë personalisht, i cili arrin qëllimet që i ka përcaktuar vetes, bën një ndryshim të madh, sepse është më reale për ju.

Ne duhet të kuptojmë se nëse dikush i arrin qëllimet dhe ëndrrat e tij është sepse nuk ka hequr dorë nga këto qëllime dhe ka luftuar e punuar fort për t’i arritur ato. Prandaj edhe ne duhet të jemi shembulli që punojmë fort dhe nuk heqim dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tona, pasi  kur njerëzit rreth nesh frymëzohen nga ne, do të fillojnë të ndërmarrin veprime dhe me veprimet e tyre ata do të frymëzojnë personat rreth tyre. Pra, ky është një reaksion zinxhir që do të përhapet nga njëri tjetrit.

Nëse keni ëndrra, por po kaloni një kohë të vështirë për t’i bërë realitet, filloni të shikoni individët që kanë kapërcyer pengesa më të mëdha se sa tuajat dhe frymëzohuni për të krijuar më shumë besim në veten tuaj. Përdoreni atë frymëzim për të marrë masa drejt qëllimeve që keni. Duke u përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja, ata që janë përreth jush do të shohin dhe do të frymëzohen nga përpjekjet që keni bërë dhe për këtë arsye do të kenë besim më të madh në vetvete dhe do të punojnë fort drejt qëllimeve të tyre.

Nëse vërtet dëshiron të bëhesh frymëzues, nuk duhet të heqësh dorë kurrë. Mijëra njerëz mund të mbështeten tek ju. Mos i zhgënjeni ata.

burimi: ezine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0