Si ta kuptojmë që vërtetë ka ardhur momenti për të ndryshuar punë? - Business Magazine Albania

Si ta kuptojmë që vërtetë ka ardhur momenti për të ndryshuar punë?


Nga Fatjona Gjoçaj, ekonomiste

Nëse je në fillimet e tua të karrieres, një punë e re, ashtu si çdo ekperiencë tjetër e re është gjithmonë sfiduese në fillimet e saj. Por, sfidat që hasim nuk duhet të na pengojnë në kërkimin e mundësive të reja rreth nesh. Madje, shpesh herë, këto mundësi mund t’i kemi shumë pranë, por ne nuk marrim mundimin as t’i vlerësojmë ato.

Ka disa arsye përse ndodh kjo. Të pasurit të një pune prej një kohe të gjatë nënkupton së pari stabilitet financiar dhe është e vërtetuar shkencërisht që stabiliteti financiar ndikon pozitivsht në shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Përveç stabilitetit, janë edhe marrëdhëniet e mira shoqërore që krijohen në mjedisin e punës. Ndjesia se je me njerëz, të cilët i njeh prej kohësht të bën të ndihesh mirë, e në fund të fundit, kush nuk do ta dëshironte diçka të tillë.

Por jo vëtëm kaq. Qëndrimi në një vend pune të jep mundësinë të krijosh eksperiencë, të rritesh në pozicion e kështu të përvetësosh çdo detaj të punës.

Duhet ta përmendim gjithashtu faktin që tregu i punës sot karakterizohet nga një konkurrencë e lartë, pasi ka mjaft të rinj të talentuar, këmbëngulës dhe me dëshirë për të ecur sa më lartë në karrierën e tyre. Për këtë arsye, shumë prej tyre e ndjejnë veten me fat vetëm që kanë arritur të kenë një punë në profesionet përkatëse.

Janë këto arsye, por jo vetëm, që na bëjnë të “ngecim” në një punë e të mos kërkojmë mundësi të reja.

Por le të shohim dhe anën tjetër të medaljes.

Qëndrimi në një punë për një kohë të gjatë bën që në një mënyrë apo një tjetër, të krijojmë zonën tonë të rehatisë. Jemi në një punë ku njohim shumicën e detyrave, njohim të gjithë personat. Me pak fjalë, ndihemi rehat. Por, nëse do të shikonim më larg, do të kuptojmë që kjo punë në fakt është kthyer në diçka monotone. Monotonia është vrasësi kryesor i motivimit dhe produktivitetit.

Të mos ndjerit të motivuar për punën është shenja e parë që ka diçka që nuk shkon, pasi në një punë ku nuk ndihemi të motivuar, nuk mundemi as të japim maksimumin tonë. Në këtë mënyrë edhe produktiviteti do të jetë i ulët.

Monotonia dhe pakënaqësia në punë reflektohen gjithashtu në jetën e përditshme, duke u bërë shkaktarë të palumturisë dhe pasivitetit. Duke bërë të njëjtat gjëra çdo ditë, nuk kërkon më maksimumin nga vetja dhe nga ëndrrat.

Thamë gjithashtu që nëse qëndrojmë në një ambjent pune do të kemi mundësinë të mësojmë shumë aspekte e detyra, jo vetëm të profesionit tonë por edhe të kolegëve. Kjo është mjaft e mirë, por gjithmonë vjen një moment kur nuk kemi më gjëra të reja për të mësuar.

Lexo: 4 librat më të kërkuar të biznesit dhe zhvillimit personal në Panairin e Librit 2018, Tiranë

Një punë e re të bën të kalosh limitet, të jesh më aktiv dhe shpesh herë njerëzit të cilët kërkojnë këtë gjë, i  bën të ndihen më mirë.

Një person me aspirata për karrierën e tij, është gjithmonë në kërkim për të mësuar gjëra të reja.

Nga ana tjetër dimë që janë dëshirat dhe synimet për t’u përmirësuar, faktorët që na shtyjnë përpara, por në një ambient që nuk na ofron mundësi për të mësuar, synimet tona personale nuk do të mund të përmbushen.

Pavarësisht se është e vështirë të dalësh nga zona e rehatisë, nëse puna juaj aktuale nuk ju ofron zhvillimin që dëshironi dhe prisni nga vetja, atëherë është koha të bëni ndryshime.

Mos humb asnjë minutë më shumë, ka mjaft portale që të ofrojnë informacion për vendet vakante të punës, ku shumë mirë mund të japësh kontributin tënd, të mësosh e të ndihesh i përmbushur!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0