Si po ndikon teknologjia në vendet në zhvillim?

Si po ndikon teknologjia në vendet në zhvillim?


Në ditët e sotme, teknologjia ka avancuar në përmasa shumë të mëdha. Fusha e Teknologjisë së Informacionit po gjen zbatim pothuajse në çdo fushë tjetër: në mjekësi, ndërtimtari, gjeodezi, ekonomi e në shumë fusha të tjera.

Dita ditës ky hov i zhvillimit teknologjik po rritet duke lehtësuar dhe zëvendësuar shumë punë manuale të kryera deri më tani.

Meqenëse kjo fushë po ndërthuret lehtësisht me çdo fushë tjetër dhe po e ndihmon mjaft shumë funksionalizimin e fushave të tjera, atëherë mund të themi se çdo punë që i përket Teknologjisë së
Informacionit paguhet mesatarisht me një pagë vjetore afër 50.000 euro e më shumë, pavarësisht prej profesioneve të ndryshme të kësaj fushe.

Një ndër profesionet më të paguara në këtë fushë është Zhvillues Software-i, ku zhvilluesit e site-ve të ndryshme në Amerikë dhe vende të tjera me zhvillim marrin një pagë vjetore prej afro 63.000 euro.

Kërkesat e mëdha për IT dhe specialistë të teknologjisë së informacionit kanë filluar të rriten edhe në vendet më pak të zhvilluara.

Kosovë dhe Shqipëri, shumë kompani kanë filluar të kryejnë shërbime teknologjike për klientët vendorë apo edhe për vendet e zhvilluara, siç janë Amerika, Gjermania, Zvicra, Holanda e shumë vende të tjera.

E deri në vitin 2024, Zvicrës do t’i duhen rreth 25 mijë specialistë në këtë sektor.

Shumë të rinj edhe në vendin tonë kanë filluar të nuhasin këtë trend të zhvillimit teknologjik dhe gjithnjë e më shumë po shfaqin interes për të studiuar këto profesione.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0