Si po mashtrohen bizneset shqiptare nga hakerat? - Business Magazine Albania

Si po mashtrohen bizneset shqiptare nga hakerat?


Mashtrimi kompjuterik është kthyer në një problem shqetësues jo vetëm për të rinjtë por së fundmi ka dëmtuar rëndë nga ana financiare edhe biznese të fuqishme shqiptare.

Në periudhën 2015- 2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës janë denoncuar 50 raste të abuzimit nëpërmjet hakerave kompjuterik, të cilët kanë përfituar një shumë të ardhurash rreth 2.5 milionë euro.

Mekanizmi i vjedhjes sipas Specialistëve të Krimit Kompjuterik bëhej nga hakerat që qarkullojnë online.

Personat me të prekur nga kostot financiare kanë qenë biznese të shumta të vendit tonë, të cilët kanë bashkëpunuar online me firma të ndryshme të huaja.

Nga denoncimet e marra është bërë me dije se marëdhëniet e bashkëpunimit mes dy palëve, një pale shqiptare dhe një firme biznesi të huaj fillimisht zhvilloheshin në panaire apo në vende të tjera dhe më pas bashkëpunimi ka vijuar të mbetet nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve online.

Sipas specialistëve të Krimit Kompjuterik hakerat hapin adresa të huaja të ngjashme më atë që bashkëpunon një biznes shqiptar duke i ndryshuar disa karaktere të vogla në adresën e emailit dhe veprojnë vetëm në kohën që bëhet derdhja financiare në bankë.

Këtë shumë hakerat e depozitojnë më pas në një bankë në Angli për arsye se në atë vend bëhen depozitime bankare online si dhe banka nuk mban përgjegjesi për shumën apo për t’i kthyer paratë mbrapsht biznesmenit të mashtruar.

Specialistët e kësaj fushe theksojnë se nga ky mashtrim kanë rënë “pre” shumë biznese shqiptare të cilët pohojnë se kanë kaluar deri në falimentim.

Sipas tyre janë dy probleme të rëndësishme në rrjetin e mashtrimeve kompjuterike.

1. Përdorimi i serverave online Çek me adresë “Emkei.Cz”.

2. Veprimi onlinë me bankat Angleze. ( Transerimi i mejëhershëm i shumës së vjedhur në bankat Angleze)

Lidhur me këto raste policia bën apel çdo perfaqësuesi të bizneseve të rishohin me kujdes çdo adresë të ardhur, të rishohin karakteret e adresës e më pas të veprojnë me shit-blerjen e mallrave.

Hakerat më të rrezikshëm online janë evidentuar në Nigeri, Kinë si dhe.

Burimi: gazetadita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0