Si për duhanin e alkoolin, Shqipëria drejt kufizimit të pijeve me gaz

Si për duhanin e alkoolin, Shqipëria drejt kufizimit të pijeve me gaz


Një nismë e kreut të Komsionit Parlamentar të Ekonomisë, pritet të frenojë tregtinë e pijeve të gazuara, duke vënë një kufi për moshën e konsumit.

Pijet e gazuara dhe me përmbajtje të lartë sheqeri pritet t’u nënshtrohen masave të rrepta në tregtinë brenda vendit.

Nisma është bërë e ditur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, nga kreu i komisionit Erjon Braçe.

Gjatë diskutimit të paketës fiskale, të hënën e kaluar, u vendos të hiqet akciza e pijeve energjike prej 30 lekë për litër. Ajo ishte vendosur tre vite më pare me objektiv frenimin e konsumit të kësaj pije. Por, deputetët e mazhorancës kanë pranuar se akciza nuk e frenoi konsumin, duke theksuar se për këtë dhe produkte të tjera jo të shëndetshme, do të merren masa të tjera frenuese.

Duke iu referuar të dhënave doganore, Braçe ka theksuar se, “si me akcizë si pa akcizë, norma e rritjes së konsumit të pijeve energjike është 20-22% në vit”. Kjo, sipas tij, tregon se pijet energjike janë blerë pavarësisht çmimit. Ndaj, ka theksuar se do të kërkojë ndryshime të tjera ligjore, për të frenuar konsumin e pijeve energjike me gaz e me sheqer të lartë. “Kjo do të thotë që duhet një masë, që do të kufizojë moshën e personave që iu adresohen këtyre pijeve, qofshin pije energjike qofshin pije të gazuara me sheqer mbi normë. Ajo që është bërë për duhanin dhe për alkolin duhet të bëhet edhe për këto pije”, ka theksuar kreu i Komisionit të Ekonomisë.

Duke përmendur kufizimet e konsumit në bazë moshe, Brace nënvizoi se, “ka vende që i blejnë në farmaci këto pije. Unë do të marr përvojën më ekstreme për ta propozuar”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0