Si mundet një sipërmarrës të mbajë ekipin të bashkuar dhe bashkëpunues në kohë krize - Business Magazine Albania

Si mundet një sipërmarrës të mbajë ekipin të bashkuar dhe bashkëpunues në kohë krize

bashkëpunues në kohë krize

Shkruar nga Mireda Thana, Leadership Coaching

Sipërmarrësit po ballafaqohen me një ndër momentet më sfiduese për shkak të situatës aktuale dhe kompanitë e ekipet duhet ti nënshtrohen ndryshimeve thelbësore nëse janë te vendosur për të kaluar këtë situatë me sukses. Drejtuesit duhet të mbështeten në ekipet e tyre dhe të përshtaten me këto ndryshime sëbashku në mënyrë që të tejkalojnë këtë vështirësi duke u fokusuar tek mundësitë që çdo sfidë mbart në vete.

Tashmë jetojmë në një kohë ku zhvillimi i jashtëzakonshëm I teknologjisë bën të mundur rritje me hapa eksponencial, por në të njejtën kohë është diçka që teknologjia nuk mund ta zevëndësojë dhe kjo është energjia e  një ekipi, fryma që ekziston në mënyrën se si një grup bashkëpunon dhe siguria psikologjike që çdokush gjen në skuadër. Një ekip i bashkuar dhe me nivel të lartë pozitiviteti është në gjendje të përballojë sfidat dhe ti shndërrojë ato në mundësi rritje të mëtejshme.

Nëse jeni një sipërmarrës në Shqipëri dhe aktualisht ndiheni në vështirësi për shkak të pandemisë, para së gjithash duhet të ndërgjegjësoheni se nuk jeni vetëm, kjo është një situatë e gjeneralizuar dhe sfidat janë të përbashkëta. Është e rëndësishme të mbështeteni tek ekipi juaj dhe të krijoni një plan nëpërmjet një proçesi gjithëpërfshirës me qëllim që të eksploroni situatën nga disa prespektiva të ndryshme për të evidentuar hapat e rradhës dhe ndërhyrje që mund të krijojnë një impakt pozitiv në ecurinë e sipërmarrjës. Sfidat aktuale janë të reja dhe të paeksploruara më parë, prandaj është e pamundur të gjeni diku një guidë të gatshme në lidhje me hapat që duhet të ndërmerrni për t`ja dalë me sukses, ndërkohë adaptimi i një mendësie proaktive- ndryshimi , fleksibilitet dhe adaptim mund t`ju sigurojë gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme për sipërmarrjen tuaj specifike.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të punoni me ekipin tuaj dhe të shfrytëzoni maksimalisht burimet tuaja për të manaxhuar situatën aktuale:

  1. Komunikim i Hapur- Tregoni të vërtetën

Tregohuni transparent me ekipin tuaj dhe shprehuni qartësisht në lidhje me situatën aktuale, nëse dëshironi që ekipi t`ju mbështesë duhet ta përfshini atë në problem dhe në zgjidhje gjithashtu .

  1. Qëllimi i kompanisë- Për ku është drejtuar ekipi?

Mos prezumoni se të gjithë e dinë qëllimin e kompanisë për këtë vit, flisni për të dhe përcaktojeni saktësisht. Çdo anëtar i ekipit duhet të jetë i informuar për qëllimin e ekipit në mënyrë që të japë kontributin e tij maksimal.

  1. Ndërtoni Besimin- Drejto duke dhënë shembullin

Si një drejtues roli juaj është ti shërbeni ekipit në mënyrë që ata  të shfrytëzojnë maksimumin e potencialit të tyre. Ju nuk mund të kërkoni kontribut maksimal nëse ju nuk jepni tuajin i pari.

  1. Role dhe Përgjegjësi të qarta

Një strategji efektive është e ndërtuar mbi role dhe përgjegjësi të qarta, siguroni që çdo anëtar i ekipit të jetë i vetëdijshëm mbi detyrat e veta dhe të mbajë pergjegjësi.

  1. Ambjent pune Pozitiv- Fokusohuni tek pikat e forta

Në çdo situatë të vështirë, ka kompani që ja dalin dhe të tjera që nuk ja arrijnë. Punoni me ekipin tuaj nga perspektiva e suksesit, përqëndrohuni te evidentimi i pikave të forta dhe detyrave të bëra mirë para se të jepni sugjerimet për përmirësime dhe ndryshime.

  1. Jini Proaktiv- Ndryshim, fleksibilitet, adaptim

Zgjidhjet e gatshme nuk funksionojnë në kohë sfidash të panjohura prandaj vlerësoni dhe përdorni maksimalisht kreativitetin e ekipit tuaj. Nxisni anëtarët e ekipit të vijnë me ide të reja për zgjidhje, adaptojini ato dhe vërini në punë. Ky është një proçes që duhet të bazohet në fleksibilitet dhe ndryshime të vazhdueshme derisa të gjeni zgjidhjet e duhura për sipermarrjen tuaj.

  1. Ndërhyrje të jashtme- Team Coaching/ Team Building/ Training/Manaxhim i Inovacionit etj.

Si një Drejtues ju nuk mund të arrini çdo gjë i vetëm, prandaj nëse më parë keni provuar shërbime që kanë dhënë rezultat për ekipin tuaj , përdorini sërisht. Nëse jo, ky është momenti perfekt për të kërkuar ndihmë për veten si drejtues dhe për ekipin që të jetë më i motivuar dhe bashkëpunues për tejkalimin e kësaj situate.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0