Si mund të bindni konsumatorët të blejnë tek ju pa marrë parasysh çmimin?! - Business Magazine Albania

Si mund të bindni konsumatorët të blejnë tek ju pa marrë parasysh çmimin?!


Çmimi është një nga faktorët kyç në çdo biznes dhe është e rëndësishme të vendosni vlerën që vërtetë ja vlen për produkte apo shërbime të caktuara. BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa këshilla nga sipërmarrës të suksesshëm sesi të bindni klientët të blejnë produktet tuaja pavarësisht çmimit.

Ofroni një produkt cilësor dhe lejoni që tregu të punojë për ju

Nuk ka një formulë sekrete për të bindur klientët për vlerën tuaj. Çmimi është i vendosu nga kostot tuaja dhe ajo që konsumatori është i gatshëm të paguajë, me diferencë për të mbështetur një model të shkallëzuar. Ofroni informacione edukative dhe të ndershme që një blerës do të donte. Lejoni që tregu të punojë për ju, duke e ditur se keni produktet më të mira në hapësirën tuaj.

– Dave Asprey, sipërmarrës, i njohur si “babai i biohacking”; krijuesi i Bulletproof 360 dhe autori best-seller i “Game Changers”

Lexoni: 5 gjëra që ju ulin produktivitetin

Jepuni klientëve mundësi zgjedhje

Ne blejmë për shkak të emocioneve dhe e justifikojmë atë me logjikën. Ne nuk blejmë produkte ose shërbime; ne blejmë historinë. Pra pyesni, çfarë emocioni mund të nxirrni? Çfarë problemi mund të zgjidhni? Çfarë historie mund të tregoni?

Ne i qasemi vendimeve të blerjes me një mendim Po ose Jo dhe vetëm atëherë ne fokusohemi në çmimin. Ndryshoni ofertën tuaj për të përfshirë tri zgjedhje në rritje. Opsionet me çmimet më të vogla dhe më të mëdha janë thjesht për kontrast duke e bërë opsionin e mesit më bindës. Atëherë ju keni çuar pyetjen nga “A doni të blini këtë apo jo?” Në “Cilin dua unë të blej?” Dy zgjedhje janë të mira, e tretë është më e mira dhe e katërta është e tepërt.

– Dan Lok, sipërmarrës kinezo-kanadez, edukator global dhe autori më i shitur ndërkombëtar i “Unlock It!”; dy herë folës në TEDx dhe themeluesi i Closers.com

Mos u përpiqni të jini të përballueshëm

Tentimi për të qenë “i përballueshëm” pothuajse e vret kompaninë tuaj. Kam mësuar se njerëzit nuk kujdesen për çmimin aq sa kujdesen për vlerën. Njerëzit blejnë nga ju për të përmbushur një dëshirë ose për të zgjidhur një problem. Ofroni çfarë vlerësojnë klientët tuaj. Një produkt më i mirë çon në klientë më të lumtur dhe më të përkushtuar, gjë që çon në dëshmi dhe referime pozitive, e cila çon në shitje.

– Matt Clark, bashkë-themelues dhe kryetar i Amazing.com dhe bashkë-krijues i Amazing Selling Machine.

Zgjidhni çmimin që është i duhuri për ju

Njerëzit nuk blejnë vetëm ofertën tuaj. Ata blejnë energjinë pas saj, atë që ju jeni dhe atë çfarë kompania juaj është. Kur ata vendosin nëse do të punojnë me ju, çmimi nuk është kurrë faktori vendimtar.

Ju takon juve që të zgjidhni çmimin që ju përshtatet. Paraja ka thjesht vlerën që ne i bashkangjitim asaj. Mos u drejtoni nga vlera e perceptuar. Energjia dhe pasioni janë ato që i bindin konsumatorët të blejnë nga ju.

– Katrina Ruth, themeluese dhe CEO e “The Katrina Ruth Show”

Lexoni: Për festa… negocioni pagën tuaj

Tërhiqni klientët premium me çmime premium

Në vend që të mbroni çmimin tuaj, punoni për të krijuar kompaninë tuaj si zgjedhje premium në kategorinë tuaj. Markat luksoze si Rolex dhe BMW nuk përpiqen të bindin klientët se ia vlejnë dhe as ju nuk duhet ta bëni këtë. Çmimi është një mjet i fuqishëm për filtrim dhe klasifikim. Në botën tonë për të ndihmuar ekspertët të ndërtojnë një markë të folur, kurrë nuk përdorim varfërinë apo gjuhën e përpjekjes – ne përdorim ndërtimin e platformës, respektin dhe gjuhën e njohjes.

Shumë kompani pranojnë çdo klient që mund të paguajë. Ne kemi një proces aplikimi dhe një listë pritjeje. Ne vetëm pranojmë klientët që do të marrin rezultate të forta nga puna jonë. Mënyra më e mirë për të fituar tarifat premium është të dërgoni rezultate premium dhe të siguroheni që vetëm njerëzit e duhur të kenë privilegjin të punojnë me ju.

– David Newman, autori best-selling i “Do It! Marketing” dhe krijuesi i Speaker Profit Formula.

Krahasoni rezultatet tuaja kundrejt konkurrencës

Klientët do të paguajnë çdo gjë që ata kanë nevojë për rezultate. Njerëzit marrin vendime nga frika më shumë sesa suksesi; prandaj sigurohuni që t’i kujtoni atyre se çfarë mund të shkojnë keq nëse nuk paguajnë për cilësinë.

– Keri Shull, themelues i Keri Shull Team, i cili ka shitur mbi 2 miliardë $ në prona; bashkë-themelues i biznesit të pasurive të patundshme HyperFast; emëruar një nga Agjentët më të mirë të Real Estate në Amerikë nga Tendencat REAL.

Lexoni: Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv. Ja 10 ide të thjeshta për këtë

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0