Si mund ta tejkalojmë frikën e të folurit në publik? - Business Magazine Albania

Si mund ta tejkalojmë frikën e të folurit në publik?


Mbaj mend që dikur kisha frikë nga të folurit në publik. Këmbët e mia dridheshin kur dilja para publikut. Goja më merrej ndërsa filloja të thosha fjalët e para. Shmangia kontaktin me sy me çdo kusht nëse nuk gjeja dikë me fytyrë të qeshur.

A i keni përjetuar këto gjëra? Natyrisht që nuk është eksperienca më e mirë që mund të kemi? Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për t’u mësuar me frikën ndaj folurit në publik.

  1. Kuptoni shkakun e frikës

Hapi i parë për të hequr qafe frikën tuaj e të folurit në publik është që në radhë të parë të zbuloni pse ekziston kjo frikë. Arsyeja kryesore është frika se mos turpëroheni. Keni frikë se mos të tjerët qeshin me ju dhe që do të bëni diçka nga e cila do të gjykoheni nga audieneca. A shqetësoheni kur jeni në një dhomë me veten tuaj? Me siguri që jo. Vetëm kur ka njerëz të tjerë, njerëz që mund t’ju gjykojnë ose mendojnë keq për ju.

Lexoni: Intervistë me eksperten, Arjeta Dhima: “E folura në Publik”

Duke qenë të vetëdijshëm se pse keni frikë që të jeni para një auditori do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë të bëni për të kapërcyer frikën. Sapo frika të zbulohet, ajo mund të mposhtet. Mund të jetë gjithashtu se keni patur një përvojë të keqe në të kaluarën që ju shkakton ndjenja frike. Sido që të jetë, për shumicën e njerëzve, kjo vjen nga frika se çfarë mund të mendojnë të tjerët për ju.

  1. Ndryshoni mentalitetin tuaj

Për ta tejkaluar këtë frikë, ju duhet të jeni në gjendje të ndryshoni qëndrimin tuaj. Kur të ndaloni së menduari për veten tuaj dhe se çfarë do të mendojë audienca për ju, por të mendoni se si mund të përçoni më së miri mesazhin tuaj, vetëm atëherë do të mund ta pushtoni këtë frikë.

  1. Bëni praktikë

Kur praktikoni, është mirë ta bëni atë përpara një grupi mbështetësish. Kjo jo vetëm që do ta bëjë më të lehtë të folurin në publik, por gjithashtu do ju ndihmojë të fitoni besim në veten tuaj.

Në vend që të mendoni, “Po sikur ta djallos gjithçka?” Mendoni, “Si mund të ndihmoj njerëzit që janë duke më dëgjuar?” Këto janë dy pyetje krejtësisht të ndryshme. Njëra pyetje do t’ju shtyjë kah mentaliteti i frikës, ndërsa tjetra kah mentaliteti i fuqisë.

Pra, tejkalimi i frikës nga të folurit në publik arrihet duke pasur mendimin dhe praktikën e duhur. Sa më shumë të praktikoheni, aq më e thjeshtë do të bëhet.

motivationalwellbeing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0