Si lindi emri Amazon?

Si lindi emri Amazon?


Të gjesh një emër për fëmijën është e vështirë: Ti nuk do që të tjerët të tallen me emrin e tij në shkollë; ti nuk do që vazhdimisht të korigjosh njerëzit kur e shqiptojnë atë.

Të gjesh një emër për kompaninë është akoma dhe më e vështirë: ti nuk do që të limitosh veten në raste zhvillimi apo rritje; ti nuk do të ngatërrosh klientët.

Historia sesi Amazon u bë Amazon, është një shembull i mirë se sa i vështrirë mund të jetë procesi për të gjetur një emër. Në fillim Amazon u quajt “Cadabra”, si një referencë për “abracadabra” (si shprehja magjike).

Bezos mendonte se emri i lumit më të madh në Tokë ishte i përsosur sepse ai po ndërtonte librarinë më të madhe të Tokës

Ishte mesi i viteve ’90, kur Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie, filluan të eksplorojnë mundësi të tjera. Ata regjistruan emrat e domain-it Awake.com, Browse.com, dhe Bookmall.com. Ata gjithashtu regjistruan emrin e domainit Relentless.com dhe e mbajtën atë (nëse e shkruani atë sot, do të ridrejtoheni në Amazon.com).

Pastaj Bezos filloi të kërkonte përmes seksionit “A” në fjalor. Në atë kohë, lista e faqeve të internetit u alfabetizua, kështu që ai donte një fjalë që fillote me A. Kur ai pa fjalën “Amazon”, emri i lumit më të madh në planet, ai mendoi se ky ishte emri i përsosur për atë që do të bëhej librari më e madhe e tokës.

Stone shkruan që Bezos hyri në garazh, zyra e atëhershme e Amazon, dhe informoi kolegët për emrin e kompanisë. Ai la përshtypjen se nuk i interesonin reagimi apo mendimi i askujt për këtë vendim.

URL i ri u regjistrua në 1 Nëntor 1994.

E ngjashme është dhe historia e gjigandit të teknologjisë, Apple. Steve Jobs tha: “Unë po mbaja një dietë me fruta. Apple (molla) tingëllonte bukur, e gjallë, dhe jo shumë frikësuese. Jobs gjithashtu tha se Apple duhet të listohej përpara “Atari” në numratorin telefonik.

/BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0