Si funksionon algoritmi i Instagram

Si funksionon algoritmi i Instagram


Instagram krijon një hapësirë unike për çdo person. Edhe nëse ndiqni të njëjtat llogari si dikush tjetër, postimet që ju shihni janë tërësisht të personalizuara bazuar në ndërveprimin që ju keni me llogaritë e tjera.

Tre faktorët kryesor që përcaktojnë atë që shihni në instagramin tuaj:

  1. Interesat: Instagrami parashikon se sa ju interson një postim, duke renditur ata më të rëndësishmit në fillim. Ai analizon sjellen tuaj në aplikacion dhe përmbajtjet që mund t’ju duken më interesante.
  2. Koherenca: Para sa ditësh/orësh është ndarë një postim, me prioritet për postimet më të fundit mbi ata të disa javëve të vjetra.
  3. Marrdhënia: Sa të lidhur jeni ju me personin që ka shpërndarë një postim, dhe renditjen më të lartë e kanë njerëzit me të cilët keni bashkëvepruar me shumë në të kaluarën në Instagram, duke komentuar postimet e tyre ose duke u etiketuar së bashku në foto.

Gjithashtu janë dhe tre sinjale të tjera që ndikojnë në profilin tuaj:

  • Frekuenca: Sa shpesh e hapni Instagramin, dhe ai përpiqet t’ju tregojë postimet më të mira që nga vizita juaj e fundit në aplikacion.
  • Ndjekjet: Nëse ndjek shumë njerëz, Instagram do të zgjedhë nga një numër më i gjerë autorësh kështu që mund të shihni më pak nga çdo person i caktuar.
  • Përdorimi: Sa kohë shpenzoni në Instagram përcakton nëse po shihi postimet më të mira gjatë periudhave të shkurtëra, ose ai nxjerr më shumë postime në mënyrë që të shpenzoni më shumë kohë duke lundruar në aplikacion.

Postimet në Instagram nuk favorizojnë ata që përdorin Stories, Live, apo opsione të tjera.

Instagram nuk jep më shumë shikueshmëri një llogarie business sesa një llogarie personale, prandaj ky ndryshim nuk do t’ju sigurojë më shumë ndjekës.

Kur njerëzit ndihen të sigurt për postimet e tyre ata arrijnë vëmendjen e njerëzve të preferuar, dhe mund të ndërtojnë një audiencë publike. Sa më shumë përmbajtje të mrekullueshme të shihni aq më shpesh so të futeni në aplikacion.

Gjithsesi algoritmi i Instagram ka një problem të ngjashëm me atë të Facebook: konkurrenca zbeh përhapjen. Sa më shumë përdorues dhe biznese i bashkohen aplikacionit  dhe postojnë më shpesh, por koha e shfletimit të postimeve vazhdon të jetë e qëndrueshme për përdoruesit, një postim mesatar do të zbehet dhe do të marrë më pak shikime. Njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të ankohen se Instagram po përpiqet t’i detyrojë ata të blejnë reklama, por kjo është një pasojë e natyrshme dhe e pashmangshme e postimeve algoritmike gjithnjë e më popullore.

Facebook tashmë ka dalë nga moda, prandaj duhe të kujdesemi mirë për Instagramin tonë.

/TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0