Si e rriti ky sipërmarrës biznesin e tij nga 800 dollarë në një kompani 500 milionë dollarëshe - Business Magazine Albania

Si e rriti ky sipërmarrës biznesin e tij nga 800 dollarë në një kompani 500 milionë dollarëshe


Nga Alejandro Cremades, konsulent për ngritje fondesh

Pas studimeve të ekonomisë në Stanford Tim Chen shkoi për të punuar në Credit Suisse First Boston. Atje ai ndihmoi investitorët institucionalë, fondet e pensioneve, fondet e përbashkëta që të vlerësojnë kompanitë e teknologjisë për t’i blerë ose shitur, hulumtim themelor i bazuar në analiza.

Por dikur papritmas, karriera e tij u ndërpre. Tregjet ishin një rrëmujë dhe ai u pushua nga puna. Gjithsesi, për të ishte një bekim i madh dhe një shtytje për t’u marrë me gjëra edhe më të mira.

Një ditë ai mori një telefonatë nga motra e tij që ndikoi në themelimin e sipërmarrjes së tij të ardhshme.

Ajo donte të dinte se cila është karta më e mirë e kreditit për t’u përdorur. Ai me vendosmëri filloi të kërkonte për një zgjedhje adekuate si një analist financiar. Në Google ai gjeti shumë pak të dhëna pa shumë analiza të arsyeshme ose transparente se pse një kompani ishte më e mirë se tjetra.

Duke pasur parasysh mungesën e informacionit në internet, ai kaloi katër deri në pesë orë duke krijuar një spreadsheet, të cilin më vonë e dërgoi tek motra e tij. Kjo spreadsheet kaloi në duart e miqve dhe u përhap. U bë një hit.

Timi shfrytëzoi aftësitë e tij të programimit dhe e ktheu këtë ide në një faqe interneti dhe aplikacion gjatë javëve të ardhshme.

Kështu u themelua kompania NerdWallet. Një mision dhe burim për të siguruar qartësi për të gjitha vendimet financiare në jetë, me qëllim që 99% e njerëzve të kenë akses në informacion krahasuar me 1% të njerëzve që kanë qasje në këshilltarë të mëdhenj financiarë.

Miti i Përparimeve Magjike

Sikurse edhe shumë të tjerë e kanë mësuar, pavarësisht se sa i mirë është produkti juaj, klientët nuk do të vijnë në kompaninë tuaj aq thjeshtë. Ju duhet t’u tregoni njerëzve se ekzistoni. Ky mit është ndoshta arsyeja pse shumica e startupeve dështojnë.

Tim thotë se strategjia e tyre ishte e thjeshtë” Do t’i ndihmojmë klientët tanë më shumë se të gjithë të tjerët.” Aq shumë do të bëhemi të dobishëm sa që edhe do të njihemi nga shtypi dhe do të rritemi prej fjalës së gojës”.

NerdWallet në vitin e parë gjeneronte më pak se 100 $ të ardhura.

Koha për të dalë nga zona e rehatisë

Si një sipërmarrës, në një moment, ju ‘godisni një mur’, dhe e kuptoni se duhet të dilni tërësisht jashtë zonës suaj të rehatisë në qoftë se doni të shkoni përpara në jetë, ose nëse doni që kompania juaj të mbijetojë.

Tim e kuptoi se duhej të kapte telefonin dhe të telefononte gazetarët. Nga perspektiva e tij, kjo punë mund të jetë e tmerrshme, por shumë efektive. Nëse doni të rriteni ju mund të keni nevojë për të mësuar gjuhë të reja të programimit, si të punësoni dhe menaxhoni njerëzit, si t’u telefononi gazetarëve dhe më shumë.

NerdWallet u rrit ngadalë dhe vazhdimisht, duke bërë vetëm 10% përmirësime çdo muaj. Ata testuan gjëra të reja çdo javë dhe i monitoruan ato. Ata u përpoqën të krijonin përmbajtje me të vërtetë të dobishme.

Tim thotë se ata ishin të gatshëm të provonin më shumë gjëra, të bëheshin më të hapur dhe të uritur, dhe të punojnë më shumë se të tjerët. Përfundimisht, ato gjëra filluan të japin rezultat.

Herën e parë ishte Gazeta Lifehacker, e cila publikoi një artikull për ta, ku webfaqja e internetit e NerdWallet mori disa mijë vizitorë dhe përfitoi mbi $ 1,000 në të ardhura në një ditë të vetme. U deshën tre vite që përfitimet të ishin me të vërtetë të mira. Megjithëse ishte një biznes i hapur, Nerdwallet ishte teknikisht fitimprurës që nga fillimi.

Punë juaj si CEO i një startupi

Për të ngritur një startup ju gjithashtu duhet të rriteni si një udhëheqës. Po aq shpejt sa dëshironi që biznesi juaj të zgjerohet. Si CEO, Tim thotë se ju duhet të:

1) Sigurohuni që keni para në bankë.

2) Sigurohuni që keni lojtarët e duhur në fushë (stafin e duhur)

3) Kërkojuni punonjësve të lëvizin kur situata nuk është e përshtatshme.

4) Vendosni rregullat e kompanisë.

5) Gjejeni përulësinë. Sa më shpejt që të gjeni atë përulësi, aq më shpejt biznesi juaj do të rritet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0