Si e kalojnë mëngjesin njerëzit më të suksesshëm - Business Magazine Albania

Si e kalojnë mëngjesin njerëzit më të suksesshëm

Si e kalojnë mëngjesin njerëzit më të suksesshëm

Zakonet e mëngjesit janë veçanërisht të rëndësishme. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të ndiqni një sërë ritualesh mëngjesi.
Probabiliteti i suksesit tuaj mund të varet nga zgjedhjet që bëni se si t’i kaloni ato orë kritike përpara se të fillojë dita juaj e punës.
Më poshtë janë disa  zakone të mëngjesit të disa prej liderëve më të suksesshëm, që mund ti zbatoni për të rritur efektivitetin në ditën tuaj.

  • Njerëzit e suksesshëm priren të ngrihen dhe të jenë në formë ndërsa pjesa tjetër e botës është ende në gjumë. Filloni të mendoni si do ta programoni ditën në mënyrë ideale, para se dikush tjetër në familje të ngrihet. Si e filloni ditën tuaj përcakton se sa mirë do të jetë ajo në vazhdim.
  • Krijoni kohë për ditar, reflektim, lexim ose meditim. Koha e shpenzuar për reflektim nuk është asnjëherë kohë e humbur. Kjo ju ndihmon të shihni brenda vetes dhe asaj që synoni të bëni në jetën tuaj.
  • Njerëzit e suksesshëm nxisin motivimin e tyre. Motivimi nuk zgjat përgjithmonë, kështu që planifikoni ta nxisni atë tek vetja gjithmonë. Njerëzit shumë të suksesshëm shpenzojnë kohë çdo ditë duke ushqyer motivimin e tyre duke dëgjuar podkaste, duke parë video, duke lexuar apo çdo gjë që i mban ata të frymëzuar.
  • Digjni disa kalori. Ushtrimet e mëngjesit janë ndër ritualet e preferuara të përditshme të liderëve të suksesshëm. Pavarësisht nëse keni kohë. 15 minuta kardio ose diçka tjetër, do ta mbajë trupin dhe mendjen tuaj në maksimumin e tyre për t’ju ndihmuar të jeni produktiv dhe efektiv në ditën e gjatë në vazhdim.
  • Ata planifikojnë. Nëse nuk shpenzoni disa minuta nga mëngjesi për të përcaktuar një drejtim për ditën, si do ta kuptoni nëse jeni duke shkuar në drejtimin e duhur? Çdo lideri të suksesshëm që njoh i duhen të paktën 10 minuta nga mëngjesi i tij për të planifikuar dhe hartuar strategji. Ata fillojnë me atë që duan të arrijnë atë ditë dhe e ndajnë kohën e tyre sipas rëndësisë së secilës detyrë. Të kesh një plan ndihmon që dita e tyre të jetë më e menaxhueshme dhe më pak stresuese.

Lexo: Si e kalojnë mëngjesin njerëzit më të suksesshëm

  • Ata i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë. Çdo ditë pyesin veten “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja atë që do të bëj sot?” Të gjithë duan të ndiejnë se ajo që bëjnë ka kuptim. Kur e bëni këtë pyetje në baza ditore, do ta gjeni veten duke i dhënë përparësi ditës suaj. Të pyesësh veten se çfarë ka më shumë rëndësi dhe çfarë duhet bërë me të vërtetë atë ditë është një teknikë e shkëlqyer për të ecur përtej ditës për të krijuar një të ardhme.

Lolydaskal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi.”
— Dr. Seuss
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0