“Si do t’i vejë halli pandemisë?” Më mirë të jesh optimist apo pesimist? - Business Magazine Albania

“Si do t’i vejë halli pandemisë?” Më mirë të jesh optimist apo pesimist?

Opinionet se kur do të mbarojë pandemia janë si goja: të gjithë e kanë nga një. Ndërsa optimistët parashikojnë një ulje të kurbës dhe një vaksinë, pesimistët parashikojnë që ne do të vazhdojmë kështu për një kohë të gjatë dhe nuk do të kthehemi kurrë në jetën normale që bënim para pandemisë.

Po cila është më e mirë? Të jesh një optimist, të kesh shumë besim dhe shpresë se çdo gjë do të rregullohet e në këtë mënyrë të rrezikosh një zhgënjim të mundshëm në të ardhmen apo të jesh një pesimist i mbushur me ankth dhe depresion me atë çka mund të vije dhe pastaj të jesh i lumtur kur të kalojë gjithë kjo?

Bëhu real

Dy studiues, David de Meza pedagog në fakultetin e Ekonomisë në Londrër dhe Chris Dawson pedagog në Universitetin e Bath, u vendosën t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.

Ata shqyrtuan përgjigjet e 1601 individëve në dy pyetjet që dy studiuesit kishin përgatitur.

Pyetjet ishin: “Si mendoni se do të jeni financiarisht një vit më vonë?” dhe “A jeni më mirë, më keq apo njësoj si një vit më parë”.

Studimi zgjati nga viti 1991 deri në 2009 ku një vit u bëhej pyetja e parë të anketuarve dhe vitin tjetër pyetja e dytë.

De Meza dhe Dawson më pas vështruan mirëqenien e këtyre individëve për të përcaktuar nëse optimistët apo pesimistët ishin më të lumtur apo më të trishtuar bazuar në faktin nëse i kishin arritur apo jo qëllimet e tyre financiare.

Dy zbulime nga studimi i tyre hedhin dritë se si duhet t’i përgjigjemi pyetjes miliona dollarëshe të pandemisë: Kur do të përfundojë?

(Me një paralajmërim të rëndësishëm: parashikimi i situatës financiare është më shumë nën kontrollin tonë ndryshe nga virusi që nuk varet nga ne.)

Së pari, njerëzit që parashikuan saktë gjendjen e tyre financiare një vit më vonë, realistët, ishin më të lumturit.

Ndryshe nga optimistët që mbivlerësuan suksesin e tyre financiar një vit më vonë dhe pesimistët të cilët nënvlerësuan sesa mirë do të ishin financiarisht pas një viti. Të dy palët ishin jo dhe aq të lumtur. Me fjalë të tjera, është më mirë të jesh realist dhe të kesh aftësinë për të parashikuar me saktësi të ardhmen tënde sesa të jesh optimist ose pesimist.

Është mirë të jesh realist por ka një problem, jo të gjithë munden!

Bazuar në psikologjinë tonë, shumë njerëz thjesht nuk munden të jenë realist sado që të mundohen. E keqja është se optimistët dhe pesimistët kanë prirje të ndikohen plotësisht nga situata dhe ngjarje të ndryshme siç është dhe pandemia.

Për këtë është zbulimi i dytë i de Meza dhe Dawson që është më intrigues dhe më i gjerë: pesimistët përjetuan 37.2% më shumë shqetësime psikologjike sesa realistët, ndërsa optimistët ndienin 11.8% më shumë shqetësime. Me fjalë të tjera, ata që janë jorealistë pesimistë përjetojnë mbi tre herë më shumë ankth kur mendojnë të ardhmen sesa ata që janë jorealistë optimistë dhe kanë idenë se çdo gjë do të kaloje dhe ditët e mira nuk janë larg, duke shmangur dhe atë që po ndodh në të vërtetë.

Megjithatë, optimizmi nuk duhet të shkojë në ekstreme, pasi ne mund të zhvillojmë një qasje naive ndaj rrezikut dhe nuk i shikojmë të rëndësishme masat e marra për të parandaluar virusin edhe pse arsye të shumta tregojnë se optimizmi ka një efekt më të madh në mirëqenie, përfshirë hulumtimet që kanë zbuluar se optimistët jetojnë më gjatë, më të lumtur dhe më të shëndetshëm në krahasim me pesimistët.

Si doni ta kaloni kohën tuaj?

Ndjenjat varen dhe nga ajo që ne bëjmë. Tani që kemi kohë të lirë më shumë se herë të tjera, është në dorën tonë të vendosim si ta kalojmë atë kohë e në këtë mënyrë dhe vendosim nëse do të jemk pesimistë apo realistë.

Nëse do të rrish gjithë kohën e lirë ulur në divan, është normale të jesh pesimist.

Siç dhe mund të bësh diçka që të pëlqen e kështu do të anoni nga optimizmi.

“Në rregull, por si mund të qëndroj optimist pavarësisht lajmeve negative 24 orë të ditës?” ju mund të jeni duke menduar.

Ose të dëgjosh për shembull, njerëzit përreth jush që thonë: “Mënyra jonë e jetës nuk do të jetë kurrë e njëjtë, ne do të duhet gjithmonë të distancohemi nga njëri-tjetri nga tani e tutje.”

De Meza thotë se kur dëgjoni ose keni mendime të tilla, imagjinoni një individ që jeton në vitin 1918 gjatë gripit spanjoll, i cili ndoshta kishte mendime të ngjashme. Mendoni për njerëzit që kanë respektuar çdo masë dhe nuk kanë rrezikuar. Mendoni se bota ka kaluar shumë gjëra dhe prapseprap në fund, kemi jetuar të lumtur. E rëndësishme është të mendojmë dhe për kohën mbasi të mbarojë gjithë kjo situatë.  Një pesimist do ta ketë të vështirë të largoje nga vetja gjithë energjinë negative që ka mbledhur gjithë këto kohë kështuqë duhet të jemi optimistë por me masë, pa kaluar limitet.

SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0