Si do ta investoni kohën tuaj këtë vit? - Business Magazine Albania

Si do ta investoni kohën tuaj këtë vit?

Koha është burimi më i rrallë dhe nëse nuk menaxhohet mirë, asgjë tjetër nuk mund të menaxhohet.” Pavarësisht se kush jeni, çdo ditë ka 24 orë, 1440 minuta. Çdo ditë zgjedhim ta përdorim ose ta humbasim kohën, pasi ajo nuk mund të kursehet.

Si do ta investoni kohën tuaj këtë vit? Tani është koha e përkryer për të menduar për prioritetet dhe vlerat. Gëte ka thënë: “Gjërat më të rëndësishme nuk duhet të lihen kurrë në mëshirën e gjërave më pak të rëndësishme”.

A duket se në ditët e sotme ka më shumë shpërqendrime se kurrë? A ju duket ndonjëherë sikur po ndihmoni të gjithë të tjerët dhe nuk po përqendroheni në qëllimet tuaja? Çdo njeri lufton për të gjetur një ekuilibër për të arritur qëllimet e ti si dhe për të ndihmuar të tjerët të arrijnë të tyret.

Shqetësimet janë të shumëllojshme, email-et, telefonatat, mesazhe, problemet kompjuterike, kafshët shtëpiake dhe njerëzit. Sa shpesh pyesim veten: “Ku e lashë?” Një email mund t’ju rrëmbejë kohën e çmuar dhe mund të duhen më shumë se 20 minuta për t’u rikthyer në rrugën e duhur!

Disa njerëz pranojnë se humbasin deri në 80% të kohës së tyre për gjëra të parëndësishme.

Pra, si mund ta bëjmë vitin e ardhshëm produktiv, më pak stresues dhe më të gëzuar? Një mësim mund të gjendet në një histori nga viti 1918 kur Charles M. Schwab, president i korporatës Bethlehem Steele, njihej për shpirtin konkurrues. Schwab donte të rriste eficiencën e ekipit të tij drejtues.

Ai punësoi Ivy Lee, një konsulent produktiviteti. Kur Schwab pyeti për koston e detyrës, Ivy Lee tha: “Nëse nuk ka rezultate, kosto është zero. Pas 3 muajsh, mund të më dërgoni një çek se sa mendoni vlen për ju.”

Lee rekomandoi një rutinë të thjeshtë ditore. Në fund të çdo dite pune, punonjësit duhet të shkruanin gjashtë gjërat më të rëndësishme që duhet të arrinin ditën e nesërme. Jo më shumë se gjashtë. Duhet t’u jepnin përparësi gjashtë qëllimeve sipas rëndësisë.

Kur të fillonin ditën e punës, duhet të përqendroheshin vetëm në detyrën e parë. Vetëm pas përfundimit të detyrës së parë, mund të fillonin të dytën, e kështu me rradhë. Në fund të ditës, çdo detyrë e papërfunduar duhej shtuar në listën e gjashtë detyrave për ditën në vijim.

Pas 3 muajsh, Schwab i shkroi Ivy Lee një çek për 25,000 dollarë. Në vitin 1918, ai çek do të ishte i barabartë me 400,000 dollarë sot.

Warren Buffet e përdor këtë sistem duke përpiluar një listë ditore me pesë detyra të rëndësishme për të përfunduar.

Një mënyrë tjetër për t’u përqendruar dhe për të përfunduar, është të kuptohet se rregullimi është i ndryshëm nga organizimi.

A tingëllon e njohur kjo? Keni rroba të pastra dhe të palosura për t’i vendosur në dollap,  dhe ndërkohë shihni lavastoviljen plot me enë të pastra. Ju mendoni me vete, “Do të më duhen 5 minuta për t’i larguar enët.” Vendosni shportën e rrobave dhe zbrazni lavastoviljen.

Ndërsa largoni enët, vëreni se sirtari është rrëmujë. Edhe një herë mendoni: “Do të duhen vetëm disa çaste për ta rregulluar.”  Më pas, vini re se sirtari i peshqirëve dhe enëve ka nevojë për organizim.

Ndërkohë, kanë kaluar edhe 15 minuta. Vendosni nëse është më mirë të rregulloni apo organizoni. Këto janë dy aktivitete të ndryshme.

Këshilla për t’ju ndihmuar të përqendroheni dhe të përfundoni

-Praktikoni metodën Lee Ivy. Shkruani detyrat tuaja më të rëndësishme sipas prioritetit dhe përqendrohuni në përfundimin e secilës detyrë përpara se të kaloni në tjetrën.

-Kujdes nga ndërprerjet. Çaktivizo njoftimet e mediave sociale. Praktikoni vetëkontrollin! Kur merrni telefonata dhe mesazhe jo urgjente, mos u përgjigjni menjëherë. Koha juaj është e çmuar.

-Provoni metodën Pomodoro të menaxhimit të kohës. Kjo teknikë sugjeron që çdo 25 minuta punë, të bëhet një pushim 5 minuta. Pas katër segmenteve 25-minutëshe, bëni një pushim 15-30 minuta.

-Bëjini vetes pyetjen “Cila është mënyra më e mirë për të përdorur kohën time në këtë çast?”

-Mos harroni se rregullimi dhe organizimi janë dy detyra të ndryshme. Pasi të vendosni se doni të rregulloni, vendosni nëse dëshironi edhe të organizoni.

-Përqendrimi dhe përfundimi kërkojnë disiplinë. Njerëzit e suksesshëm i kushtojnë një vlerë të madhe kohës së tyre.

Dita e nesërme duhet mirëpritur si një mundësi e re për të vepruar si të dëshironi, t’u jepni përparësi detyrave dhe të përqendroheni dhe të përfundoni! / Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0