Si braktisi studimet për biznesin që do t’i ndryshonte jetën miliona nj - Business Magazine Albania

Si braktisi studimet për biznesin që do t’i ndryshonte jetën miliona njerëzve? Historia e pazakontë e Zeb Evans

Një djalë 17-vjeçar, me dorën që i dridhej, drejtoi armën drejt Zeb Evans.  Ishte ai çast i pasigurisë ekstreme që i dha qartësi të plotë, identiteti i tij nuk varej nga një diplomë.

“E kuptova pikërisht atëherë, me armën në kokë, që kjo nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë,” kujton Evans.

Ai ishte student në universitet kur u bë viktimë e një grabitjeje në banesën e tij. Fatmirësisht shpëtoi pa lëndime fizike, por mendësia e tij mbi të ardhmen ndryshoi rrënjësisht.

“Nuk doja të punoja për dikë tjetër. Nuk doja të vazhdoja të mësoja biznesin në teori, sepse biznesi mësohet duke e bërë atë,” thotë ai.

Të nesërmen, ai braktisi studimet dhe iu përkushtua sipërmarrjes. Dymbëdhjetë vjet më pas, ai u bw themeluesi dhe CEO i ClickUp, një platformë menaxhimi, tashmë me vlerë mbi 4 miliardë dollarë.

Nga një spital në botën e biznesit

Nuk ishte hera e parë që Evans përballej me një moment kritik. Në moshën 10-vjeçare, një aksident e detyroi të kalonte muaj të tërë i shtruar në spital. Pa smartphone apo tableta në dispozicion, ai gjeti një laptop të vetëm, të përbashkët me tw tjerwt dhe nisi të eksploronte eBay dhe Alibaba.

Duke shfletuar produktet, ai zbuloi një treg të fshehur DVD-të e rralla të Disney. Ai filloi t’i blinte dhe t’i rishiste për çmime që shkonin deri në 100 dollarë. Kështu, sipërmarrësi i vogël nisi të krijonte ndjenjën e biznesit të tij të parë.

Gjatë viteve të gjimnazit dhe universitetit, ai vijoi me iniciativa të tjera, duke menaxhuar artistë qw vinin nga muzika dhe duke ndwrtuar fushata të personalizuara për rrjetet sociale. Pikërisht këto i hapën rrugën sipërmarrjes së tij së ardhshme.

Një jetë mes sfidave dhe ringritjes

Për Evans, përvoja e grabitjes ishte vetëm një tjetër përplasje me vdekjen. Disa vite më vonë, ai pësoi një krizë epileptike në një kinema. Me një histori familjare me tumore në tru, ai mendoi për më të keqen ndërsa priste rezultatet e analizave.

Ishte pikërisht kjo periudhë ku ai rikonsideroi gjithë punën e tij. Fast Folloëerz, kompania e tij e marketingut në rrjetet sociale, po gjeneronte të ardhura të mëdha, por ai e ndjente se nuk po bëntë mjaftueshëm dhe nuk po e shfrytëzonte të gjithë potencialin e tij.

Lexo gjithashtu: Vlejnë rreth 12.2 trilion dollarë – Kush janë njerëzit më të pasur në botë aktualisht sipas Forbes

“E kuptova që ne po ushqenim më shumë egon sesa komunitetin,” thotë ai.

Pasi analizat rezultuan të pastra, ai vendosi të shiste kompaninë dhe të transferohej në Silicon Valley, për të ndërtuar diçka me më shumë ndikim.

Lindja e ClickUp, një mjeti për të kursyer kohë

Evans mbërriti në Palo Alto me ëndrra të mëdha për një startup inovativ. Ai krijoi një aplikacion të quajtur Mimry, një rrjet social me video për të kapur momente nga këndvështrimi i parë i përdoruesve. Por aplikacioni dështoi brenda një viti.

Përkundër kësaj, ai nuk u ndal. Ai kishte vërejtur një problem të madh në bizneset modern, mënyra kaotike e menaxhimit të produktivitetit. Bizneset përdornin një mori mjetesh si Asana, Trello dhe Slack, por këto nuk funksiononin në mënyrë të bashkërenduar.

Lexo gjithashtu: Ja sesi ky CEO krijoi brenda fundjavës një kompani 80 milionë dollarëshe. Mundeni edhe ju!

“Këto mjete supozohej të na bënin më produktivë, por në fakt po na bënin më pak produktivë,” kujton ai.

Fillimisht, ai krijoi një sistem të brendshëm për ekipin e tij. Por kur kuptoi se shumë kompani kishin të njëjtin problem, ai vendosi të shndërronte këtë sistem në një produkt për të gjithë. Kështu lindi ClickUp, një platformë e vetme që integroi të gjitha mjetet e produktivitetit në një.

Në vetëm 6 muaj, ai e ndërtoi platformën me 2.5 milionë dollarë nga shitja e biznesit të tij të mëparshëm.

Rritja e shpejtë dhe kapitali i investitorëve

Në vitin 2020, ClickUp u shpall si produkti më i mirë për menaxhimin e projekteve, dhe Evans vendosi të kërkonte financime nga investitorët për të zgjeruar kompaninë.

Rezultati? Një sukses i rrufeshëm.

Në vend që të digjte kapitalin si shumica e startup-eve, ClickUp ishte që në fillim një biznes fitimprurës. Investitorët u habitën nga kjo qasje, duke qenë se shumë kompani të tjera teknologjike mbështeten fillimisht vetëm në fonde dhe jo në të ardhura reale.

Sot, ClickUp vlerësohet me mbi 4 miliardë dollarë dhe ka zyra në San Diego, Salt Lake City dhe Dublin.

Sekreti i suksesit, puna dhe kultura e ekipit

Rritja e shpejtë e një kompanie sjell sfidat e saj, veçanërisht në ruajtjen e kulturës së punës. Evans ka një rregull të thjeshtë, për t’u rritur, duhet të dëgjosh përdoruesit.

“Përdoruesit janë pasuria më e madhe e një biznesi. Nuk mund t’i dëgjosh të gjithë, por duhet të merresh me modelet e përsëritura,” thotë ai.

Një tjetër mësim që Evans ka nxjerrë është se vlerat e kompanisë duhet të evoluojnë. Një nga parimet e tij të hershme ishte “përparësi mbi përsosmërinë”, por ndërsa kompania u rrit, ai e ndryshoi atë në “përparësi drejt përsosmërisë”.

Lexo gjithashtu: Në pikëpyetje për kuptimin e jetës, Musk ka tentuar vetëvrasjen?

Këshillat e Zeb Evans për sipërmarrësit e teknologjisë

Zgjidhni të dhënat me kujdes

Struktura e duhur e bazës së të dhënave është jetike për suksesin e një startup-i.

Mos e vononi ekzekutimin

Në teknologji, shpejtësia është arma më e madhe.

Produkti vlen më shumë se arkitektura

Një produkt i vlefshëm është më i rëndësishëm sesa një arkitekturë perfekte.

Përdorni teknologjitë ekzistuese

Mos krijoni nga zero diçka që tashmë ekziston, përveç rasteve kur është unike.

Kultura është gjithçka

Rekrutimi i duhur dhe vlerat e ekipit janë baza e suksesit afatgjatë.

Nga një djalë që përjetoi momentet më të errëta të jetës, në një sipërmarrës miliarder, historia e Zeb Evans është dëshmi se suksesi vjen kur e kthen sfidën në mundësi.

foundR

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0