Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shpallur fitues i “Projektit më të mirë evropian të turizmit” për vitin 2022 nga “British Guild of Travel Writers”.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. “High Scardus Trail shtrihet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përveç panoramës fantastike, e tillë është edhe mikpritja e banorëve vendas për miqtë dhe këdo që përshkon këtë shteg” u shpreh Kumbaro.
High Scardus Trail është shtegu më i gjatë në të gjithë Ballkanin. Ai kalon nëpër tre shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut. Shtegu është një shtrirje e Via Dinarica që lidh të tre vendet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Rajoni i Dibrës mes tre shteteve është një nga polet më të rëndësishëm të tij. Shtegu kalon në 6 parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.