Njihuni me fituesit e "Business Leaders 2024"! - Business Magazine Albania

Njihuni me fituesit e “Business Leaders 2024”!

Njihuni me fituesit e "Business Leaders 2024"!

Konkursi “Business Leaders 2024”, i organizuar nga Business Magazine dhe AlbaniaTech, tashmë ka fituesit e tij! Ky konkurs kishte për qëllim nderimin dhe mirënjohjen për sipërmarrësin dhe sipërmarrësen më të dalluar, startup-et më premtuese si edhe influencërin/en më të dashur të vitit 2024 të përzgjedhur nga audienca!

Sipërmarrësi i vitit: Shefqet Kastrati

Sipërmarrësi  i Vitit shpallet Shefqet Kastrati. Kjo në bazë të një votimi online që ka zhvilluar Business Magazine dhe AlbaniaTech nga data 1 dhjetor deri më datë 26 dhjetor 2024.

Duke qenë se nominimet bashkë me votimet për të preferuarin/ën në secilën kategori, u bënë nga audienca e Business Magazine dhe audienca e të nominuarve vetë, secili person nga kategoritë u shoqërua me një arsye specifike se përse ai personazh ishte i preferuari i tyre. Në rastin konkret, ja disa nga arsyet pse audienca e mendoi Shefqet Kastratin, personin që meritonte të quhej Sipërmarrësi i Vitit 2024:

“Është sipërmarrësi i vitit pasi ka udhëhequr me vizion dhe guxim, duke shndërruar sfidat në mundësi dhe duke frymëzuar ekipin me përkushtim të palëkundur.”

“Ambicioz , punëtor , korrekt , elokuent , i lexuar.”

“Ka sjellë vlerë të shtuar në ekosistemin e biznesit në Shqipëri.”

Sipërmarrësja e vitit: Gladiola Dona

Gladiola Dona, një eksperte shqiptare në fushën e hotelerisë dhe turizmit, e njohur për kontributin e saj në zhvillimin e industrisë së mikpritjes në Shqipëri. Ajo është themeluese e “Hospitality and Tourism Academy”, një institucion që ofron trajnime dhe konsulencë për profesionistët e rinj në këtë sektor. Gjithashtu, ajo është aktive në rrjetet sociale, ku ndan njohuritë dhe përvojën e saj në fushën e turizmit dhe hotelerisë.

Disa nga arsyet pse audienca mendoi që Gladiola Dona e meritonte të quhej  Sipërmarrësja e Vitit:

“Eksperte si Gladiola i duhen te rinjëve dhe të rejave ne Shqipëri për ti treguar që turizmi është pasion, dashuri e pastaj strategji .”

“Më të vërtetë është një eksperte në fushën që drejton! Një grua e rrallë dhe më mbetet ti them vetëm suksese pa fund pasi e kam njohur nga afër në disa trajnime që ka zhvilluar si eksperte në një projekt në Mirdita Junik.”

Lexo edhe:ALBAN GLOBAL mbështet Startup-in e Vitit të “Business Leaders” me çmimin prej 10,000 €

3. Startup-i i vitit: Neura.al

Neura është një platformë shqiptare e inteligjencës artificiale që ofron shërbime të avancuara për konvertimin e tekstit në zë (Text-to-Speech) dhe zërit në tekst (Speech-to-Text) në gjuhën shqipe. Kjo platformë është zhvilluar nga startup-i “Nullius in Verba”, themeluar nga Maris Basha dhe Ergys Malo, me synimin për të sjellë zgjidhje të përshtatura për tregun shqipfolës.

Disa nga arsyet pse Neura u përzgjodh si startup-i i vitit:

“Shërbim fantastik!”

“Kursen kohë dhe rrit produktivitetin për biznese dhe individë.”

“Risi që i nevojitej tregut shqiptar.”

*Gjithashtu duam t’ju rikujtojmë që Startupi i Vitit do të përfitojë edhe çmimin prej 10,000 € nga ALBAN GLOBAL – All Angel Investor Network për Konsulencë për “gatishmërinë për investim” (investment readiness) si edhe për Shërbime për mbledhjen e fondeve (fundraising)

4. Influencër i vitit: Azmer Duleviç

Në botën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, Azmer Duleviç  ka dalë fitues i kategorisë Influencër i Vitit. Azmer është një inxhinier elektrik i njohur sidomos në Instagram dhe TikTok ku jep këshilla të vlefshme në lidhje me profesionin e tij. Ai ndan këshilla të vlefshme duke ndihmuar ndjekësit të kuptojnë më mirë teknologjitë dhe zgjidhjet elektrike. Në platformat sociale, Azmer ka fituar një reputacion për mënyrën e tij të thjeshtë dhe të qartë të shpjegimit të koncepteve të ndërlikuara.

Disa nga arsyet pse Azmeri u zgjodh si influencëri i vitit:

“Përveçse profesionist, është edhe një djalë i shkëlqyer”  

“Më i miri je dhe si inxhinier por edhe si qytetar i këtij vendi.”

Me këtë konkurs, Business Magazine dhe AlbaniaTech nderon kontributin e shkëlqyer të individëve dhe bizneseve në Shqipëri që kanë sjellë inovacion dhe kanë ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike dhe shoqërore të vendit. Ky është një vit tjetër i shkëlqyer për sipërmarrjen dhe inovacionin në Shqipëri, duke shpresuar në vazhdimin e sukseseve dhe arritjeve të tyre në të ardhmen.

Business Magazine dhe AlbaniaTech falenderojnë të gjithë ndjekësit për kontributin e tyre në këtë iniciativë për të evidentuar liderët e biznesit, si dhe pjesëmarrësit të cilët janë përkushtuar për të ruajtur një proces votimi të drejtë!

                                                               Takohemi në Business Leaders 2025!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0