Shqiptarët dhe formimi i tyre kulturor

Shqiptarët rrisin shpenzimet për kulturën



Si kanë ndryshuar shpenzimet e shqiptarëve për kulturën, teatrot apo vizitat në muze?! Të dhënat e INSTAT tregojnë se është rritur frekuentimi i teatrove dhe ambienteve kulturore.

Sipas tij, rezulton se numri i shfaqeve kulturore në vend ishte 8% më i lartë krahasuar me t njëjtën periudhë të një viti më parë. Interesi për këto shfaqe është rritur me 1.3%. Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 22.765 të tillë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar një rënie prej 18,9 %. Rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, e ka patur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor me 54,6 %.

Lexo:   Vajza aziatike që la Google: ‘Kultura atje është vërtetë dekurajuese’

Më shumë vizitorë në kala dhe parqet arkeologjike

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar ka një rritje gati 6% të personave që vizitojnë një muze. Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve u rrit 2,5 %. Interes është shfaqur edhe për parqet akeologjike, ku numri numri i vizitorëve është rritur mbi 43 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Monumentet kulturore shqiptare tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj
Numri i vizitorëve të huaj në muze, parqe dhe kala ishte gati 16 mijë, mbi 27 % më shumë se një vit më parë.

Po Biblioteka Kombëtare?!
Sipas INSTAT, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare ishte 30.669, duke u rritur mbi 64%, karahasuar me tremujorin e parë 2018. Këtë periudhë numri i botimeve u rrit gati  56 %.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0