Shqipëria zyrtarisht nën “thundrën” e inflacionit. Rritja e çmimeve udhëhiqet nga ushqimet dhe karburantet - Business Magazine Albania

Shqipëria zyrtarisht nën “thundrën” e inflacionit. Rritja e çmimeve udhëhiqet nga ushqimet dhe karburantet

Inflacioni është fiksuar në nivelin 3.7% në janar, pa ndryshuar nga muaji dhjetor, por sërish më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore. Ndryshe nga muaji i mëparshëm ngritja e çmimeve është më e fortë tek ushqimet këtë muaj.  

Sipas shifrave rritje të fortë kanë perimet me 17%, frutat, por edhe vajrat dhe yndyrnat. Të gjitha këto produkte ndikojnë në mënyrë direkte në koston e jetesës së qytetarëve.

Më pas, Transporti është grupi i dytë me ndikimin më të fortë në inflacion, teksa shpenzimet për karburante janë rritur me  9%.

Lexo edhe: Kosto e jetesës bëhet më e lartë për qytetarët. Të gjitha çmimet e produkteve të shportës janë rritur

Statistikat tregojnë se në kushtet kur qytetarët po shpenzojnë shumë për karburant dhe ushqime, në kontrast, çmimet e mobilieve shtëpiake kanë pësuar rënie ose kanë qëndruar të stabilizuara gjatë janarit, e njëjta gjë edhe me veshjet dhe këpucët. Gjithashtu pjesa e shëndetësisë nuk është prekur aspak nga vala  e rritjes së çmimeve.

Inflacioni që po përjeton Shqipëria është ndër më të lartit në 11 vite. Banka e Shqipërisë ka parashikuar se çmimet do vijojnë të qëndrojnë të larta gjatë gjithë vitit, ndërsa shumë shpejt normat e interesit mund të rriten dhe kreditë hipotekore apo ato konsumatorë do të bëhen më të shtrenjta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0