Shqipëria ndër vendet e fundit në Rajon për plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë - Business Magazine Albania

Shqipëria ndër vendet e fundit në Rajon për plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë


Ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria dhe Bosnja kanë mbetur pas në lidhje me plotësimin e kritereve për shkencën dhe teknologjinë, që kërkon Bashkimi Europian për integrimin.

Plotësimi i kritereve për shkencën, kërkimin dhe inovacionin ka një nivel të mirë të përgatitjeje në Maqedoni, Malin  e Zi dhe Serbi, ndërsa në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë përgatitjet janë në një fazë të hershme.

BE vëren se Shqipëria nuk ka bërë hapa para në fushën e shkencës dhe kërkimit. BE kërkon që këtë vit të miratohet një strategji gjithëpërfshirëse për hulumtimin dhe inovacionin, të ndërtohen kapacitete për rritjen e investimeve në kërkime në përputhje me prioritetet e BE-së. Gjithashtu vë në dukje se investimet në kërkimin dhe masat për forcimin e kapaciteteve kërkimore në nivel kombëtar duhen rritur.

Edhe në Bosnjë përgatitjet për kërkimin dhe politikat e inovacionit janë në një fazë të hershme. BE kërkon nga Bosnja forcimin e kapaciteteve të agjencive të arsimit në nivel shtetëror për të zhvilluar standardet e BE dhe për të rritur nivelin e cilësisë në arsim.

BE vlerëson se Maqedonia ka një nivel të mirë përgatitje në fushën e shkencës dhe kërkimit. Megjithatë këshillon që vendi duhet të vazhdojë rritjen e nivelit të investimeve në kërkime, në veçanti në sektorin privat dhe të miratojë një program 2016-2020 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Kosova gjithashtu është në fazë fillestare të plotësimit të këtij kriteri. Gjatë periudhës së raportimit, nuk ka pasur progres në fushën e arsimit, por ka pasur pak përparim në fushën e kërkimit. BE vëren se cilësia e arsimit duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.

Në Malin i Zi ekziston një nivel i mirë i përgatitjeje. Por në vijim vendi duhet të përmirësojë përpjekjet për të rritur investimet në kërkime, në veçanti përmes stimulimit të investimeve nga sektori privat.

BE ka vënë re se Serbia ka një nivel të mirë të përgatitjes në fushën e shkencës dhe kërkimit. Disa përparime janë bërë me miratimin e strategjisë për zhvillimin shkencor dhe teknologjik. BE rekomandon se në periudhën në vijim Serbia duhet miratojë planin e veprimit për zbatimin e strategjisë dhe të nxisë bashkëpunimin mes industrisë dhe akademisë dhe rritjen e nivelit të investimeve në kërkim.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0