Shqipëria, e fundit në Europë për inovacion - Business Magazine Albania

Shqipëria, e fundit në Europë për inovacion


Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) ka nxjerrë Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2019, i cili vlerëson nivelet e inovacionit në 129 vende dhe ekonomi.

Shqipëria mban vendin e 83 nga 129 në total, si dhe renditet e fundit në Europë, duke qenë poshtë Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi.

Sipas raportit GII 2019 kriteret që merren parasysh në këtë renditje janë situata e institucioneve në Shqipëri, siç janë mjedisi politik, situata rregullatore si dhe mjedisi i biznesit se sa e lehtë është në nisësh dhe mirëmbash një biznes. Shqipëria në këtë kriter është vlerësuar me 65.8 pikë. Një kriter tjetër që është vlerësuar me 22.7 pikë është kërkimi dhe kapitali njerëzor, ku përfshihet edukimi, kërkimi dhe zhvillimi. Kritere të tjera janë infrastruktura (teknologjia e informacionit dhe komunikimit, infrastruktura e përgjithshme dhe qëndrueshmëria ekologjike) e vlerësuar me 46.2 pikë. Sofistikimi i tregut (investimet, tregtia, shkallëzimi i tregut, financat) më një vlerësim prej 53.4 pikësh. Sofistikimi i biznesit (njohuria punëtore, inovacioni, absorbimi i njohurive) me 24 pikë. Njohuritë & produktet teknologjike (ndërtimi i njohurive, ndikimi i dijes, dialogu i dijeve) i vlerësuar me 12.2 pikë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme janë produktet kreative (asetet jo-materiale, mallrat dhe shërbimet krijuese, krijimtaria online) me 24.4 pikë.

Listën e kryeson Zvicra, duke u renditur si vendi më inovativ në botë i ndjekur nga Suedia, SHBA, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar sipas GII 2019.

Në një mori kriteresh, duke filluar nga sofistikimi i biznesit deri te nivelet e shpenzimeve të arsimit dhe prodhimit krijues, indeksi i këtij viti ka zbuluar se inovacioni po lulëzon përkundër ngadalësimit ekonomik botëror, veçanërisht në Azi. Në përgjithësi, Zvicra kryeson renditjen e vitit 2019 me një rezultat prej 67.24 nga 100.

Këtë vit, vendet më të ulëta në indeks janë Nigeria (18.13), Burundi (17.65) dhe Jemeni (14.49).

Për më shumë informacion rreth renditjes së Shqipërisë klikoni në linkun: Indeks-Shqipëria

Raportin e plotë të GII 2019 mund ta lexoni në linkun: gii-full-report-2019

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0