Shqipëri, të rinjtë i kthehen kodimit si një profesion që siguron punësim - Business Magazine Albania

Shqipëri, të rinjtë i kthehen kodimit si një profesion që siguron punësim

kodim

Kompania Globale e Edukimit për Teknologjitë Coding Dojo e ka përfshirë Shqipërinë në planet e saj të zgjerimit, duke rritur vazhdimisht numrin e studentëve.

Ajo synon që Shqipëria të ketë 100 mijë kodues me aftësi teknologjike të përparuara. Shumë të rinj po ndjekin po ndjekin akademitë e ngritura për këtë qëllim, ndër qarqet e biznesit po investojnë për zhvillimin e teknologjive elektronike.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Coding Dojo, Richard Wang, e vizitoi Tiranën, ku u takua me studentë dhe përfaqësues të kompanive, që e kanë përparësi themelore zhvillimin teknologjik.

Ai thotë se qëllimi është që të përgatiten një brez koduesish në fusha si zhvillim web-i, siguria kibernetike, shkencat e të dhënave, specialistë për të cilët Shqipëria ka nevojë tani dhe do të ketë nevojë edhe më shumë në të ardhmen.

“Shoh se në Shqipëri rinia ka shumë energji dhe është e etur të mësojë të rejat e shkencës. Ne jemi këtu prej dy vjetësh dhe kemi trajnuar mbi 100 persona që të përshtaten me këtë industri bashkëkohore për nevojat e vendit. Krahas Shqipërisë, kemi partnerë edhe në Kosovë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, kontinentin e Afrikës” – thotë zoti Wang. Kompania Coding Dojo, që ai drejton, ka partner në Shqipëri betaPlan Coding Bootcamps.

Një prej kompanive që ofron zhvillimin e teknologjisë prej dy vjtësh në Shqipëri është Kompania Sisal Albania. Ajo e ka qendrën në Milano të Italisë, si dhe ka shtrirje në Spanjë, Marok, Turqi e Angli.

Irma Sheqi, një përfaqësuese e kompanisë në këto takime, thotë se mundësitë për zhvillim janë të pafundme, dhe karriera ecën duke mësuar të rejat dhe përshtatur me to. Irma thotë se puna online zbut emigrimin e të rinjve dhe u siguron atyre paga shumë të mira për kushtet e Shqipërisë.

“Të rinjtë bëhen profesionistë dhe largohen nga Shqipëria. Ne përpiqemi të frenojmë këto largime, duke ofruar punë nga shtëpia, dhe duke u dhënë një mundësi më shumë, falë teknologjive të reja” – thotë zonja Sheqi.

Anxhela Riska ka mbaruar universitetin ne shkencat e natyrës për matematikë të aplikuar. Ajo ka ndjekur për 3 muaj akademitë e kodimit pranë kompanisë BetaPlan.

“Kodimi besoj se është e ardhmja në botë dhe në Shqipëri. Për të rinjtë kodimi është një mundësi shumë e mirë për të gjetur punë dhe të punosh për një kompani të huaj duke qëndruar në Shqipëri” – thotë studentja Riska.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri diskutoi në një takim me drejtuesin e kompanisë Coding Dojo mbi riaftësimin dhe trajnimin e forcës punëtore për një realitet të ri post-pandemik.

Lexo: 3 këshilla për shkallëzimin me sukses të një kompanie harduerike

Pjesëmarrësit mësuan më shumë mbi transformimin dixhital dhe rëndësinë që ka krijimi i një klase koduesish, që do t’i shërbejë zhvillimeve dixhitale në ekonomi.

“Mesazhi im kryesor është se tani ne jemi në revolucionin e katërt industrial. Kjo po sjell më shumë zhvillime në ekonomi. Secila kompani prodhuese ka nevojë tani për specialist, që të njohin kompjuterat, internetin, shërbimet elektronike, sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave. Ndaj po bëhet përherë e më shumë e nevojshme që njerëzit të kuptojnë kodimit, këtë gjuhë të re të zhvillimit dhe të mësojnë ta përdorin atë” – thotë zoti Wang.

Shqipëria po përpiqet të lërë prapambetjen dhe izolimin, ku e zhyti diktatura komuniste, ndërsa të rinjtë po studjojnë mbi teknologjitë e reja, që të përshtaten me tregun e punës, ku dalin kërkesa përherë e më shumë të veçanta për kualifikimet e punonjësve.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0