Shpiket bateria më e re, e cila kthen nxehtësinë e trupit në energji elektrike » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/04/2017

Shpiket bateria më e re, e cila kthen nxehtësinë e trupit në energji elektrike

Share
nga Anerola Torollari
Pri 04, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Së shpejti rimbushja e baterisë së telefonit mund të jetë shumë e thjeshtë. Mjafton ta vendosni në xhepin tuaj dhe ajo mund të thithë nxehtësinë që lëshon trupi tuaj.

Shkencëtarët kanë krijuar një bateri me bazë xheli, e cila është e aftë të konvertojë nxehtësinë e trupit në energji elektrike. Kjo do të thotë se teknologjia që mund të vishet, si për shembull: ‘orat inteligjente’ apo monitoruesit e fitnesit, mund të karikohen kur janë në dorën tuaj duke vendosur xhel në shirita.

Teknologjia punon duke vendosur dy palë të ndryshme pllakash të vogla, metalike në të dyja anët e një plastike si xhel që përçon rrymë elektrike. Këto krijojnë qeliza të vogla elektrike që mund të lidhen së bashku në formën e një fushe loje, e cila mund të vendoset mbi lëkurë si një fashë. Nga prototipi i tyre, i cili ishtë i vendosur në lëkurë hulumtuesit ishin në gjendje të gjeneronin një volt. Një bateri iPhone-i kërkon 5V për t’u karikuar.

burimi: acp.al