Shpejtësia mesatare globale e internetit është 6.3 Mbps - Business Magazine Albania

Shpejtësia mesatare globale e internetit është 6.3 Mbps


Shpejtësitë mesatare të internetit u rritën me 23 % krahasuar me një vit më parë në 6.3 Mbps shkruan raporti më i fundit i Akamai titulluar “State of Internet”. Për më tepër, 8.5 % e përdoruesve kanë shpejtësi mesatare interneti 25 Mbps.

Sipas raportit, 138 shtete shënuan rritje të shpejtësive mesatare të lidhjeve të internetit duke filluar nga 0.5 % në Surinam në 298 % në Kenia. Plot 8 shtete patën rënie të shpejtësive mesatare të internetit duke filluar nga 1.5 % në Gabon në 23 % në Siri.

Në figurën mëposhtë do të vini re listën e 10 shteteve me shpejtësitë mesatare më të larta dhe ndryshimet përgjatë periudhave tre mujore dhe vjetore:

Shpejtësi-Mesatare-Internet-Businessmag

 

Adoptimi i shpejtësisë 4 Mbps u rrit me 16 % dhe shënoi 73 % penetrim. Gjithashtu adoptimi i 10 Mbps-së shënoi rritje me 34 % nga viti në vit me një penetrim prej 35 %. Ndërkaq adoptimi i 15 Mbps-së u rrit me 58 % nga viti në vit me 21 % penetrim.

Më e rëndësishmja, adoptimi i shpejtësisë 25 Mbps u rrit me 86 % nga viti në vit me një penetrim mesatar prej 8.5 %. 10 shtetet me shpejtësisë mesatare më të larta të internetit zotërojnë një penetrim dyshifror të 25 Mbps.

 

/PCWorld Albanian

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0