"Shitjet online, biznesi i së ardhmes" - Business Magazine Albania

“Shitjet online, biznesi i së ardhmes”


Gara midis shitjeve dhe shitjeve online është një garë që po thellohet dita ditës. Statistikat mbarë globale po tregojnë sesi shitjet online po revolucionarizojnë tregun, shkurtojnë kohën dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme. Ndërkohe tregu dhe shitjet lokale po i nënshtrohen internetit në një mënyrë progresive.

Tregu online dhe shitjet çdo ditë po gjejnë mundësi të reja zhvillimi dhe përsosje, tregu i shitjeve tradicionale ( në terren, nëpër dyqane etj) po mundohet t’i përshtatet hapit të e-commerce. Megjithëse në vendin tonë ka shume histori suksesi të kompanive që shesin online, gjithsesi njerëzit janë pak skeptik në lidhje me një nga industritë që po ndryshon botën. Këtu mund të përmendim dyqanet më të reja online të hapura: LaMarket.al dhe Stina.al ( e  realizuar nga kompania e marketingut New Media Communications ). Gjithashtu dhe ato ekzistuese, ku mund të përmendim rastin e DyqanTaxi, nga kompania NetTrade Albania, platformës online dedikoj.com ( e  realizuar nga kompania e marketingut New Media Communications ), platformës ebuy.al apo të inovacionit në futboll me faqen FSHF Shop ( e  realizuar nga kompania e marketingut New Media Communications ). Por duhet t’a dini që investimi më i mirë sot e për shumë vite të tjera është shitja online.

Më poshte keni disa arsye :

1. Dyqan personal për këdo.
Imagjinoni sesa kohë nga jeta juaj duhet të harxhonit për të gjetur CD nga artisti juaj i preferuar ose pajisjet më të mira për peshkim. Përgjigjja ? Pafund. Sot shitjet online ju ofrojnë çdo gjë. Dyqane online të personalizuara që janë larg veç një klikim. Artikuj nga më prestigjozet tashmë gjenden shumë thjesht vetëm me anë të telefonit tuaj. Gjithë lodhja dhe mundi tashmë nuk mund të krahasohet me një navigim të thjeshtë në internet nga aparati juaj smartphone.

2. Koha është para.
Shitjet tradicionale kërkojnë një ditë pushimi për të plotësuar të gjitha kërkesat që ju keni. Kërkon që ju të shpenzoni energji, kohë dhe shumë burime të tjera të cilat barazohen me kosto. Me blerjet online shpenzimet janë minimale, kostot inekzistente dhe produkti patjetër që ju dorëzohet ku të doni ju sipas dëshirës. Një nga faktorët kryesor të përballjes mes shitjeve tradicionale dhe atyre online është dhe koha e cila shndërrohet gjithmonë në para dhe është një nga kostot më të mëdha ekonomike.

3. Shërbimi ndaj klientit.
Shitjet janë “art” por shërbimi ndaj klientit është një sfidë. Në shitjet e përditshme shitësi është gjithmonë personi i cili është shërbyesi ndaj klientit . Në shitjet online çdo department është i gatshëm për të pranuar pyetjet tuaja dhe kërkesat tuaja që mund të jenë më tepër se specifike. Në dyqanet online shumë kanë mundësi që të ofrojnë dhe 24/7 përkujdesje online.

4. Fuqia i përket klientit.
Në dyqanet online klienti dhe blerësi është 100% i mbrojtur. Në shitjet online klienti ka gjithmonë të drejtë. Nëse produkti i cili ka nuk është ai që ka kërkuar, ose nuk i plotëson të gjitha ato që ai donte produkti mund të kthehet dhe bashkë me lekët. Nuk ndodh e njëjta gjë në tregun tradicional ku rrallë herë mund të kthehet çfarëdo lloj produkti që blihet.  Klienti është padiskutim ai që vendos rregullat e lojës. Ky faktor është një nga më të rëndësishmit në përhapjen e jashtëzakonshme të dyqaneve online.

5. Krahasimi i çmimeve në kohë rekord.
Shitjet online të ofrojnë mundësinë që dikush t’i krahasoj çmimet në kohë rekord dhe të vendosi për atë çmim që i leverdis më shumë duke blerë mallin që ai dëshiron menjëherë. Mallrat mund të krahasohen nëpërmjet të gjithë specifikave të tyre dhe në kohë reale duke vënë në pah gjithë avantazhet dhe disavantazhet e një produkti nga tjetri. Një gjë e tillë nuk ndodh thjesht me shitjet qe jemi mësuar prejt vitesh duke blerë atë që na ofrohet e para.

6.Njihuni me shitësin tuaj
Nëpërmjet sistemit review  ju keni mundësi të njihni sa më mirë atë që po ju shet produktin. Nëse ai është i besueshëm ose jo, nëse ai ofron mall dhe produkte të besueshme. Nëse në të shkuarën nuk kishit asnjë mundësi të njihnit shitësin tuaj sot shitjet online ju japin mundësinë për të pasur një transparencë që do ta kishte zili çdo shërbim i ofruar. Ju keni një pamje të qartë se ku duhet t’i shpenzoni lekët tuaja.

Ne si Business Magazine Albania, vitin e kaluar kemi bërë një renditje të 10 kompanive shqiptare më të mira në e-commerce dhe jemi gjithmonë në ndjekje të këtyre iniciativave.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0