Masat e reja ndaluese të qeverisë kineze mund të ndalojnë shitjen e kompanisë TikTok tek një kompani amerikane.
Kina ka miratuar ndalime të reja mbi eksportin e teknologjisë, duke i kërkuar kompanive të kërkojnë miratimin e qeverisë për të eksportuar produktin e tyre jashtë vendit. Rregullat janë miratuar me qëllim shtyrjen e shitjes së TikTok tek amerikanët.
Lexoni: Musk teston çipin që lidh trurin me makineritë
Bizneset e tjera të përfshira tek rregullat e reja janë edhe kompanitë e vaksinës së Covid-19 dhe 23 aplikacione të reja për analizën e të dhënave dhe identifikimin e zërit.
Presidenti amerikan ka thënë se TikTok kërcënon sigurinë kombëtare dhe e urdhëroi kompaninë të shesë aplikacionin tek një kompani amerikane brenda 90 ditëve, ose përndryshe do të ndalohet në tregun amerikan.
Ai ka miratuar një sërë vendimesh që ndalojnë kryerjen e transaksioneve nga Amerika me kompanitë e TikTok dhe WeChat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto