Shërbimi profesional "Facebook at Work" do debutojë së shpejti - Business Magazine Albania

Shërbimi profesional “Facebook at Work” do debutojë së shpejti


Facebook akoma se ka thënë fjalën e fundit në përpjekje për ta bërë rrjetin social akoma edhe më të dëshirueshëm.

Prej muajsh kompania bëri të ditur planet e saj për të ndërtuar një version të rrjetit social për sipërmarrjet i quajtur ndryshe Facebook At Work, dhe një raport i fundit nga The Information citon se shërbimi më i ri zytarizohet së shpejti.

Duke adoptuar një qasje profesionale të rrjetit social, Facebook beson se mund të mbajë përdoruesit akoma edhe më të angazhuar me produktin e tij. Shërbimi i ri do të tarifojë sipërmarrjet sipas numrit aktivë të përdoruesve duke mos aplikuar një tarifë fikse.

Ishte Vjeshta e 2014-tës kur u raportua për herë të parë dëshira e Facebook për të ndërtuar një produkt sipërmarrjeje në 2014-tën. Testimet e para u kryen në 2015-tën ku projektit iu bashkuan 100,000 punojës së Bankës Mbretërore Skoceze.

Facebook At Work është një mëshirim i Convo, Salesforce Chatter dhe Microsoft Yammer. Pjesë e shërbimit do të jenë grupet dhe mjetet e komunikimit të Messenger së bashku me opsionin për video thirrje.

Detajet e tarifimit ngelen engimë ndërsa për referencë ju kujtojmë se Slack tarifon 6,67 dollarë për përdorues aktivë në muaj.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0