Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerëve rusë - Business Magazine Albania

Shërbimet e aeroporteve amerikane në shënjestër të hakerëve rusë

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësaj jave ndaj të paktën 14 faqeve të internetit të aeroporteve të SHBA-së, përfshirë ato në Los Angeles dhe Çikago, duket të jetë vepër e një grupi rus të hakerëve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Aerikës, Mike O’Sullivan, ndërprerjet nuk shkaktuan probleme të mëdha për pasagjerët e linjës ajrore, por ekspertët thonë se ato nënvizojnë një kërcënim të madh.
Sulmi me qëllim pamundësimin e shërbimeve u bë ndaj faqeve të internetit të 14 aeroporteve amerikane, duke i përmbytur ato me trafik në përpjekje për t’i mbyllur ose për ta bërë të vështirë përdorimin e tyre.

Sulmi sipas ekspertëve u krye nga grupi rus i hakerëve “Killnet”, i cili ka dhjetëra mijëra ndjekës në kanalet e saj në “Telegram”, një platformë që përdoret shumë në Rusi dhe në Ukrainë.

Hakerët rusë po hakmerren ndaj sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, të cilat i quajnë vepër agresioni.

“Ata kanë pohuar se çdo grup që është në anën e Ukrainës ose që ofron mbështetje për Ukrainën, po kontribuon në këtë agresion kundër Rusisë. Kjo është arsyeja pse ata po kryejnë këto sulme kibernetike. Më kujtohet në maj të vitit 2022, “Killnet” i shpalli luftë zyrtarisht 10 vendeve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë”, thotë analisti i Inteligjencës së Kërcënimeve kibernetike, Ivan Righi.

“Killnet” po bën luftën kibernetike, ndërsa lufta fizike vazhdon. Më 8 tetor, një shpërthim dëmtoi urën që e lidh Rusinë dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Rusët u kundërpërgjigjën.

Ekspertët dhe një zyrtar i lartë amerikan thonë se nuk ka ende prova se qeveria ruse qëndron pas këtij sulmi kibernetik. Ndikimi i hakerëve sipas tyre ishte i kufizuar.

“Ata po sulmojnë organizata me rëndësi kritike, por në fakt nuk po synojnë drejtpërdrejtë organizatën. Ata po sulmojnë faqet e internetit të lidhura me këto organizata, të cilat në të vërtetë nuk kanë asnjë lidhje me operacionet”, vlerëson zëvendës shefi i analizave të inteligjencës tek organizata “Mandiant”.

Operacionet e linjave ajrore nuk u prekën.

Hakerët shfaqin nivele të ndryshme aftësish, nga fillestarët tek ekspertët, dhe ata i publikojnë sukseset e tyre.

“Ata janë shumë të interesuar për vëmendjen në media pasi kështu e kanë ndërtuar imazhin e një grupi të suksesshëm”, vlerëson analisti Ivan Righi.

Megjithëse kanë status yjesh në Rusi, ekspertët thonë se dëmi nga sulmet si ky i fundit është minimal.

“Ato janë vërtet sipërfaqësore, janë sulme afatshkurtëra, por në fund të fundit, nuk është e lehtë t’i injorosh”, thotë zoti Hultquist nga organizata Mandiant.

Eksperti nga organizata Mandiant thotë se ka gjasa sulme të tilla të vazhdojnë. VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0