Shell vjen në Shqipëri - Business Magazine Albania

Shell vjen në Shqipëri


Kompania Shell ka nisur kërkimet në Shpirag për naftë dhe kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja me këtë kompani “nuk është në kurriz të popullit shqiptar, por në funksion të harmonizimit të interesave”.

Shell-i ka qëndruar në tavolinë për të lidhur marrëveshje në harmonizim të interesave. Marrëveshje për një investim të ri të huaj të përmasave të mëdha në vendin tonë. Fakti që Shell-i investon në Shqipëri, në një kohë që investimet kanë pësuar ulje për shkak të çmimit të naftës, është flamur i ngritur për të tërhequr vëmendjen e kompanive të tjera”, deklaroi Rama.

“Po të shikojmë se çfarë cilësie dhe reputacioni kanë kompanitë që interesohen sot për tregun e naftës në Shqipëri, ky fakt tregon shumë. Është një mesazh i qartë ndaj investitorëve të huaj”, shtoi kryeministri.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0