SHBA-ja konfiskon monedha digjitale me vlerë miliona dollarë nga organizatat terroriste - Business Magazine Albania

SHBA-ja konfiskon monedha digjitale me vlerë miliona dollarë nga organizatat terroriste

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat janë shfrytëzuar nga organizata terroriste si Al-Kaida, Shteti Islamik dhe Hamas, për të krijuar fonde për misionet e tyre. Ky Departament ka thënë më 13 gusht se ky operacion përbën konfiskimin më të madh të monedhave digjitale të lidhura me terrorizim nga ana e qeverisë amerikane.

Hetuesit kanë konfiskuar rreth 2 milionë dollarë të valutave digjitale në më shumë se 300 llogari të këtij lloji, në katër faqe interneti dhe katër llogari në rrjetin social, Facebook, kanë thënë autoritetet. Monedhat digjitale si bitcoin janë të dizajnuara për t’u verifikuar vështirë, andaj pëlqehen për transaksione të paligjshme.

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se një prej grupeve ka nxitur donacione përmes kësaj mënyre, duke u thënë donatorëve se veprimet e tyre nuk mund të gjurmohen. “Këto veprime tregojnë se zyrtarët për zbatim të ligjit janë një hap para tyre”, ka thënë John Demers, asistent i Prokurorit të Përgjithshëm, përmes një konference telefonike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0