“Sfida IDEA”, mbi 400 sipërmarrës të rinj në rrugëtimin e sipërmarrjes

“Sfida IDEA”, mbi 400 sipërmarrës të rinj në rrugëtimin e sipërmarrjes


 

Mbi 400 sipërmarrës të rinj nga e gjithë Shqipëria janë bërë pjesë e rrugëtimit të “Sfida IDEA” për konkurset e planeve të biznesit. Një inkubator, ku përmes metodologjisë “CEFE”, sipërmarrësit e rinjzhvillojnë idetë e tyre të biznesit.

Nga një ide biznesi, me të cilin janë prezantuar në këtë projekt, ata pritet që në fund të vitit të kenë një plan konkret biznesi, sipas Peter Eberhard Baerenz, drejtues i projektit IDEA.

“Enterprenuer yourself”, është modulii dytë e programit të Sfidës IDEA, ku përmes ushtrimeve praktike, aplikantët përjetojnë situata reale biznesi, duke nxitur kështu edhe reflektimin për vendimin që do të marrin për të zgjidhur një situatë biznesi të vështirë. Pse jo, edhe një kompleks situatash.

Baerenz u shpreh: “Kjo është pjesa e dytë e trajnimit tonë, ku pjesëmarrësit janë bashkë sërish pas trajnimit të parë tri javë më parë. Ky është moduli i dytë dhe trajnimet do të vazhdojnë deri në fillim të sezonit veror. Pas verës pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnëmentorim dhe në fund, të gjithë ose shumica prej tyre do të kenë një plan biznesi dhe një ide konkrete për të filluar biznes”.

Trajnerët shprehen se trajnimi u mundëson sipërmarrësve të rinj të shohin përtej kornizave, të konsolidojnë idenë e biznesit, tënjohin dhe të rrisin aftësitë e tyre sipërmarrëse.

Sipërmarrësit e rinj përfitues vlerësojnëmbështetjen për të zhvilluar idenë e tyre të biznesit si dhemundësinë që “IDEA” u jep për t’u njohur me të tjerë sipërmarrës të rinj ambiciozë, që kanë në plan apo sapo kanë nisur rrugën e biznesit duke krijuar njohje dhe lidhje të reja, diskutime me mentorë, sipërmarrës të suksesshëm vendas e të huaj, ekspertëdhe këshillues biznesi.

 

Rreth programit

Programi “ProSEED – Make it in Albania!” ka si synim të krijojë perspektiva për punësim, zhvillim dhe rritje gjatë 2017-2019. Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Promovimi i Punësimit, Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MEF), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, përkatësisht Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).

“Sfida IDEA” ofron mundësi për 1,000 iniciativa të reja, për të rritur kompetencat e tyre sipërmarrëse dhe aftësitë e biznesit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë grupin e nevojshëm të karakteristikave, për të gjeneruar ide si dhe për të ofruar një plan biznesi përfundimtar dhe bindës. Projekti IDEA është pjesë e programit GIZ-ProSEED dhe do të zhvillohet në dy vite 2017-2019.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0