Kosova dhe Serbia nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit: për autostrada dhe për hekurudha. Përmes këtyre marrëveshjeve të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me Bashkimin Eeuropian.
Këto marrëveshje u nënshkruan me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në ceremoninë e marrëveshjes ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Ramë Qupeva, nga Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve i Ministrisë së Infrastrukturës dhe udhëheqësi i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Lexo: Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë për barrierat tregtare me Kosovën
Kjo marrëveshje vjen pas nënshkrimit rreth njw muaj mw parw tw marrwveshjes pwr hapjen e korridorit ajror në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të së enjtes me ambasadorin Richard Grenell në Mynih të Gjermanisë tha se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, do të ketë në marrëveshje të reja.
“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura”, ka shtuar Thaçi duke theksuar se Kosova do të ndërmarrë veprime që e lehtësojnë dialogun.
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/168812237878460/?t=0