Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë për barrierat tregtare me Kosovën - Business Magazine Albania

Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë për barrierat tregtare me Kosovën


Në një sondazh të zhvilluar me bizneset e Kosovës në lidhje me klimën e tregtisë me rajon, Shqipëria është renditur e dyta pas Serbisë për barrierat e larta tregtare që aplikon më Kosovën.

Madje autoritetet atje kanë deklaruar se Shqipëria u rendit gati njësoj si Serbia për barrierat tregtare ndaj mallrave nga Kosova.

Barrierat më të theksuara janë për produktet bujqësore, farmaceutike dhe të birrës.

Angazhimi sipërfaqësor i qeverisë shqiptare për të lehtësuar tregtinë nuk ka funksionuar teksa Kosovës i ka humbur durimi.

Qeveria e Kosovës ka kërcënuar se do të vendosë taksë 100% për mallrat nga Shqipëria nëse autoritetet e Shqipërisë nuk i heqin barrierat për birrën, pataten dhe miellin.

Haradinaj, në një konferencë për media, ka deklaruar se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, por nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i pyetur lidhur me mundësinë e vendosjes së barrierave tarifore ndaj Shqipërisë, ka thënë se “shpresoj që të zgjidhen këto probleme. Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”.

Gjithashtu, drejtori ekzekutiv i “Klubit të Prodhuesve”, Astrit Panxha, ka paralajmëruar edhe masa të tjera, ku në shenjë proteste do të mbyllet kufiri për një ditë në sezonin e verës.

Ai ka treguar po ashtu se tregu me Shqipërinë është i njëanshëm.

“Për ne, tregu i Shqipërisë si prodhues është tregu më interesant, por është treg edhe për shkak të lidhjeve gjeografike e etnike. Për fat të keq, kjo nuk po ndodh në të vërtetë. Pasi nëse i shohim statistikat për periudhën e vitit të kaluar, eksportet e Shqipërisë janë rritur në Kosovë për 20 milionë, kurse ato të Kosovës vetëm për 1 milion”.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka renditur një varg problemesh tregtare me Shqipërinë dhe barrierat e krijuara.

“Kemi shumë çështje të pazgjidhura, probleme që janë të mbledhura që një dekadë dhe nuk ka vullnet politik për t’i zgjidhur. Te prokurimet publike, eksporti, qoftë çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet nga kompanitë tona është penguar nga autoritetet në Shqipëri. Kompanitë nuk kanë arritur deri tani të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë. Për kompanitë tona është tregu kryesor apo do të duhej të ishte”, ka thënë Rukiqi.

Ai rekomandoi që marrëveshjet e arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë të respektohen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0