Selfie i pabesueshëm AI e kthen fytyrën tuaj në një statujë bronzi - Business Magazine Albania

Selfie i pabesueshëm AI e kthen fytyrën tuaj në një statujë bronzi


Një grup studiuesish nga Universiteti Teknik i ÇekisëPragë, ka krijuar një alegoritëm AI që mund të animojë fytyrën tuaj. Me fjalë të tjera, është duke filluar një luftë ofertash midis Snapchat dhe Facebook.

Video e shkurtër e postuar nga Profesor Daniel Sýkora tregon manipulimin që i bëhet fytyrave të personave të ndryshëm.

Mesa duket ky software është më i realizuar se Snapchat apo Instagram.

Sýkora bën pak nga të dyja, por fokusi më i madh është te fytyrat e njerëzve. Ky aplikacion është në gjendje të bëj foto të një pikture në kanavacë me bojëra vaji ose një statuje bronzi dhe më pas të transferojë këto pamje në video ku njerëzit flasin. Rezultatet janë mahnitëse!

Ajo çfarë Sýkora ofron për pamjen nuk është ndryshe nga aplikacionet si Snapchat, Facebook dhe Instagram, por ekzekutimi është shumë herë më i përsosur.

Detajet e tjera të projektit do të publikohen gjatë kësaj vere.

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0