Sejko: ekonomia e vendit drejt normalitetit në vitin 2021 - Business Magazine Albania

Sejko: ekonomia e vendit drejt normalitetit në vitin 2021

ekonomia e vendit

Ekonomia vendase do t’i rikthehet normalitetit në vitin 2021. Këtë e deklaroi gjatë konferencës për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejk. Ai tha se, tha se lajmet mbi progresin e vaksinave japin shpresë për të ardhmen, ndonëse në terma afatshkurtër sfidat do të jenë të mëdha.

Sipas Guvernatorit, “Lajmet e fundit mbi progresin e vaksinave japin shpresë për përfundimin e pandemisë dhe rikthimin e situatës në normalitet gjatë vitit 2021. Këto zhvillime rrisin gjasat e rimëkëmbjes graduale, por të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Por, situata epidemiologjike vijon të paraqesë sfida serioze për ecurinë e ekonomisë në afatin e shkurtër”.

Guvernatori Sejko tha se, dy muajt e fundit inflacioni ka pasur një tendencë në rritje, duke iu afruar më shumë objektivit të poshtëm të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa ekonomia ka shënuar një kthesë në tremujorin e tretë të vitit, por vijon të operojë poshtë potencialeve.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një vlerë mesatare prej 1.8% në muajt tetor e nëntor, duke ardhur në rritje kundrejt nivelit mesatar prej 1.4% të shënuar në tremujorin e tretë. Ecuria e inflacionit gjatë muajve të fundit është ndikuar më së shumti nga faktorë të ofertës, të cilët kanë diktuar dhe luhatjen e çmimeve të ushqimeve. Nga ana tjetër, presionet inflacioniste, të cilat burojnë nga kërkesa agregate dhe nga ambienti i huaj, vijojnë të mbeten të ulëta. Ekonomia shqiptare ka shënuar një kthesë drejt rikuperimit në tremujorin e tretë. Megjithatë, aktiviteti ekonomik në vend vijon të mbetet poshtë nivelit potencial, ndërsa rikuperimi i tij pritet të jetë një proces gradual dhe i rrethuar me rreziqe”, tha ai.

Lexo: FMN parashikon rimëkëmbjen e ekonomisë vitin e ardhshëm

Sektori bankar, sipas z.Sejko, ka dhënë kontribut në përballimin e krizës së pandemisë së Covid-19. “Rritja e kreditimit ka ndihmuar me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe ka mbështetur vijimin e investimeve. Po ashtu, shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimi i kredive për kategori të tjera, ka zhvendosur një pjesë të barrës financiare të krizës në bilancet e këtij sektori”, theksoi Guvernatori gjatë konferencës për shtyp.

Ndërkohë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%, dhe normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0