Së shpejti një format i ri për mesazhet në Gmail - Business Magazine Albania

Së shpejti një format i ri për mesazhet në Gmail


Smartfonët, çuditërisht, nuk janë shumë komodë dhe të përshtatshëm për leximin e mesazheve në postën digjitale të Gmail. Shkrimi është i vogël dhe ndërveprimi jo shumë i shpejtë.

Tani Gmail ka bërë një përditësim për aplikacionin e tij, i cili duke filluar nga fundi i Shtatorit premton të përmirësojë dukshëm formatin e mesazheve. Përmbajtja e emailit do të ketë veçorinë ‘çdo madhësi’, që do të thotë se teksti dhe butonat në të do të marrin automatikisht madhësinë e ekranit të telefonit ku po lexohen. Dërguesit e emaileve do të jenë në gjendje të rregullojnë gjerësisë, orientimin dhe rezolucionin e ekranit.

“Këto ndryshime do ta bëjnë eksperiencën tuaj të dërgimit të emaileve shumë më të rehatshme dhe më të thjeshtë,” shkruan në një blog post Piere Vollucci, menaxher produkti tek Gmail. “Dhe ndërsa formati i emaileve që përshtatet në madhësi do të bëhet i zakonshëm, do të shihni se sa kollaj do t’i lexoni mesazhet në ekranet e pajisjeve tuaja.”

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0