Letz është një startup Maqedonas, me zyra në Shkup dhe Amsterdam. Zgjidhja është një chatbot ( një pragram kompjuterik i dizenjuar të stimulojë bashkëbisedim me përdoruesit përmes internetit) AI-powered që mban gjurmët e detyrave të përditshme dhe ndihmon përdoruesit për t’u marrë gjatë ditës në kohën e lirë. Ky investim prej 100,000 euro është investimi i parë që Fondi VC ka bërë në Maqedoni.
Trajtimi i sfidës së produktivitetit me AI(Artificial Itelligence) është ajo që e bën Letz një zgjidhje tërheqëse. Si një chatbot, ajo është një program kompjuterik i projektuar për të simuluar një bisedë inteligjente me përdoruesit dhe të motivojë ata të ndajnë detyrat e tyre të përditshme në formën e një chat-i teksti, në një mënyrë shumë të natyrshme. Në fakt, disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë e konsiderojnë chatbots gjënë më të madhe që nga lançimi i iPhone-it të parë (Business Insider 2016).
Sipas një raporti të Business Insider, aplikacionet e mesazheve kanë tejkaluar mediat sociale për sa i përket numrit të përdoruesve aktivë. Që nga 2015, 75% e përdoruesve të internetit në mbarë botën kanë pasur shërbime për mesazhe në pajisjet mobile. Rritja e popullaritetit të aplikacioneve të mesazheve është parashikuar të vazhdojë, dhe eMarketer parashikon që deri në vitin 2018, numri i përdoruesve të aplikacioneve chat në mbarë botën do të arrijë 2 miliardë dhe do të përfaqësojë 80% të përdoruesve të smartfonëve (eMarketer 2015).
Themeluesit, Nino Karas dhe Martin Anchevski, të dy sipërmarrës të rinj me formim inxhinierik, kanë qenë duke punuar në zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e një ekipi që nga viti 2011. Ata bashkë-themeluan Codewell, një kompani të zhvillimit software. Në vitin 2015, ekipi ka qenë pjesë e Rockstart Web dhe Mobile 2015 , një akselerator me bazë në Amsterdam. Rockstart gjithashtu siguron mbështetje në investime në kompaninë e re, Letz.
Burimi: digjitale