SAS - Special Achievement Services: Një mundësi për të rinjtë! - Business Magazine Albania

SAS – Special Achievement Services: Një mundësi për të rinjtë!

SAS - Special Achievement Services: Një mundësi për të rinjtë!

Në një epokë ku të rinjtë kërkojnë më shumë mundësi për zhvillim profesional dhe ndërkombëtar, SAS – Special Achievement Services ka ardhur si një inovacion i lindur në Shqipëri, me synimin për të lidhur të rinjtë me botën.

Me mbi 4,700 anëtarë aktivë dhe një rrjet prej 20+ partnerësh, SAS është organizata më e madhe rinore në vend që ofron praktika p rofesionale dhe mundësi punësimi në bashkëpunim me kompani të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një urë lidhëse për të rinjtë me mundësitë globale

SAS Albania ka krijuar një platformë unike në WhatsApp, duke bashkëpunuar me institucione, kompani dhe organizata për të siguruar që të rinjtë shqiptarë të kenë qasje në një gamë të gjerë mundësish. Nëpërmjet rrjetit tonë, të rinjtë mund të përfitojnë nga praktikat profesionale në organizata prestigjioze si Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe shumë kompani të tjera, duke iu ofruar përvojë reale në tregun e punës. Gjithashtu, SAS Albania ndihmon në lidhjen e të rinjve me mundësi globale për shkëmbime, studime dhe programe trajnimi, duke i fuqizuar ata për të ndjekur karrierën e tyre në nivel ndërkombëtar. Përveç kësaj, organizojmë evente dhe aktivitete edukative që ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë aftësi ndërdisiplinore dhe të përgatiten për sfidat e tregut të punës, duke krijuar kështu një urë të fortë lidhëse mes tyre dhe botës profesionale.

Lexo edhe:Një dekadë suksesi: Si Century 21 New Day ndryshoi tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës

Platforma e parë shqiptare për praktika dhe punësim

Së shpejti, SAS Albania do të sjellë website-in e parë shqiptar që do të lidhë kompanitë me të rinjtë, duke krijuar një ekosistem unik për mundësitë profesionale. Kjo platformë do të jetë një hap i madh përpara për zhvillimin e rinisë dhe tregun e punës në Shqipëri. Ekspansioni në Ballkan dhe Evropë. Përveç suksesit në Shqipëri, SAS Albania po zgjerohet me degë të reja në Itali, Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Ballkanit, duke u bërë një rrjet i fuqishëm i lidhjeve ndërkombëtare për të rinjtë shqiptarë. SAS Albania nuk është vetëm një organizatë – është një lëvizje që po transformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë lidhen me botën e punës dhe arsimit. Me një vizion të qartë dhe mbështetje të fortë nga partnerët tanë, ne po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për rininë shqiptare!

 

Nëse jeni një i ri ambicioz ose një kompani e interesuar për të bashkëpunuar, bashkohuni me SAS Albania dhe bëhuni pjesë e kësaj platforme inovative!

Jonas Kepi – Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv

SAS – Main Bio

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0