Një dekadë suksesi: Si Century 21 New Day ndryshoi tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës - Business Magazine Albania

Një dekadë suksesi: Si Century 21 New Day ndryshoi tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës

Një dekadë suksesi: Si Century 21 New Day ndryshoi tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës

Në vitin 2014, një grup profesionistësh të motivuar vendosën të krijonin një agjenci të pasurive të paluajtshme që do të ndryshonte standardet e shërbimit të këtij tregu në Durrës. Sot, pas 10 vitesh, Century 21 New Day është jo vetëm një emër i njohur në tregun imobiliar, por një pikë referimi për cilësinë, profesionalizmin dhe risinë.

Në kuadër të 10-vjetorit të Century 21 New Day, biseduam me një nga themelueset e saj për të kuptuar më shumë mbi rrugëtimin, sfidat dhe sukseset e kësaj zyre imobiliare në Durrës.

Më poshtë mund të lexoni intervistën me Mariola Toska:

Si lindi ideja për të hapur Century 21 New Day?

Pas përfundimit të studimeve për drejtësi, kisha provuar disa eksperienca pune, por asnjëra nuk më ofronte atë ndjesinë e përmbushjes që kërkoja. Kur aplikova si konsulente imobiliare, e kuptova shpejt se kisha gjetur pasionin tim. Kjo fushë më dha lirinë për të menaxhuar kohën, për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të ndihmuar njerëzit të gjejnë shtëpitë e ëndrrave të tyre.

Cilat ishin sfidat më të mëdha gjatë fillimeve?

Në fillim, sfida më e madhe ishte ndërtimi i një ekipi të fortë dhe krijimi i një kulture pune ku të gjithë ndiheshin të vlerësuar. Duhej të edukonim tregun mbi rëndësinë e shërbimeve profesionale në pasuritë e paluajtshme dhe të fitonim besimin e klientëve. Me kalimin e kohës, përkushtimi dhe profesionalizmi ynë na ndihmuan të krijonim një reputacion të fortë në Durrës.

Si do ta përshkruanit kulturën e punës në Century 21 New Day?

Ne nuk jemi thjesht një zyrë imobiliare, por një komunitet profesionistësh të motivuar nga një vizion i përbashkët. Besojmë te ndërtimi i marrëdhënieve të forta me klientët, përditësimi i vazhdueshëm i njohurive dhe komunikimi transparent. Gjithashtu, mbështesim njëri-tjetrin për të arritur suksesin e përbashkët.

Çfarë e bën ekipin tuaj kaq të suksesshëm?

Diversiteti i aftësive është një nga faktorët kyç të suksesit tonë. Secili anëtar sjell diçka unike, si për shembull: disa janë të shkëlqyer në negociata, të tjerë në marketing, ndërsa disa kanë një intuitë të jashtëzakonshme për të kuptuar nevojat e klientëve. Kjo ndërthurje na ndihmon të jemi gjithmonë një hap përpara në treg.

Lexo edhe:Century 21 New Day në Durrës: Rruga drejt investimeve të suksesshme në pasuritë e paluajtshme pranë detit

Si i festoni sukseset brenda ekipit?

Një ekip i lumtur është një ekip i suksesshëm! Ne festojmë arritjet me evente të ndryshme, nga daljet pas pune deri te udhëtimet e fundjavave apo shpërblimet financiare. Gjithashtu, promovojmë sukseset në platformat tona digjitale për të frymëzuar ekipin dhe për të rritur imazhin profesional të agjencisë.

Çfarë e bën një agjent të suksesshëm te Century 21 New Day?

Një agjent i suksesshëm nuk ka nevojë vetëm për diplomë, por për pasion dhe përkushtim. Për këtë arsye, ne ofrojmë një program mentorimi, një plan të personalizuar biznesi dhe takime të rregullta për analizimin e performancës. Gjithçka është e ndërtuar për t’i ndihmuar agjentët tanë të rriten dhe të bëhen ekspertë në fushën e tyre.

Pse klientët zgjedhin Century 21 New Day?

Klientët vlerësojnë qasjen tonë profesionale dhe të personalizuar. Ne fokusohemi në dëgjimin aktiv, ofrojmë informacion të saktë për tregun, kemi një strategji efektive marketingu dhe ndihmojmë me procesin ligjor dhe noterial. Si rezultat, shumica e klientëve tanë jo vetëm që rikthehen për bashkëpunime të reja, por na rekomandojnë edhe tek të tjerët.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Pas 10 vitesh suksesi, kemi ambicie edhe më të mëdha! Synojmë të zgjerojmë shërbimet tona, të sjellim risi në marketingun imobiliar dhe të vazhdojmë të ofrojmë eksperiencën më të mirë për klientët tanë. Ky është vetëm fillimi i një dekade të re suksesesh!

Ndiqni Century21 në platformat: Instagram, Facebook, Linkedin, Web

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0