Sapo publikova artikullin tim të 200-të në LinkedIn. Ja çfarë kam mësuar - Business Magazine Albania

Sapo publikova artikullin tim të 200-të në LinkedIn. Ja çfarë kam mësuar

artikullin

Disa nga strategjitë dhe këshillat e mia më të mira nga gati pesë vjet shkrim në LinkedIn.

Është një moment historik që mendova se ia vlen ta ndaj, jo për t’u mburrur, por si një justifikim për të ndaluar një moment dhe reflektuar mbi atë që kam mësuar gjatë këtij udhëtimi intensiv të vetë-reflektimit, studimit dhe bisedave personale me më shumë se 50 njerëz të mrekullueshëm nga e gjithë bota që ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre me mua.

Në Shtator të 2016, kalova një situatë të ngjashme kur arrita në artikullin tim të 100-të dhe shkrova për “10 mësimet që kam mësuar nga publikimi i 100 artikujve në LinkedIn”. Duke parë atë listë sot, unë do të thosha se secili prej tyre është po aq i vërtetë sot sa dy vjet më parë, apo edhe katër vjet e gjysmë më parë, kur isha në fazën më të hershme të udhëtimit tim.

Më poshtë janë 8 mësimet që kam mësuar nga publikimi i 200 artikujve në LinkedIn:

  1. Shkruani për tema për të cilat nuk dini asgjë ose shumë pak

Kjo padyshim që bie plotësisht në kundërshtim me këshillën time për të “shkruar për tema që ju i njihni më mirë”. Unë ende shkruaj për tema që i njoh më mirë, dhe për këtë arsye ndjehem më rehat dhe më e sigurtë për të shkruar. Shkrimet e mia të hershme në LinkedIn kanë qenë pikërisht për tema që unë i njoh shumë mirë.

Por gjithashtu më pëlqen të eksploroj tema për të cilat nuk jam ekspert, si inteligjenca artificiale, apo krijimi dhe shkallëzimi i kompanive të reja. Temat që më bëjnë të bëj shumë pyetje, që më kërkojnë të caktoj intervista në Skype me themeluesit dhe CEO-të e startup-ve, që më detyrojnë të lexoj shumë dhe të nxjerr shënime.

Unë lehtësisht mund ta shmang këtë gjë, por duke qenë se më pëlqejnë sfidat dhe të eksploroj duke mbledhur histori të shkurtra që në fund japin një mesazh ose një sërë mësimesh që do t’i vijnë në ndihmë audiencës sime.

  1. Shkruani për tema me të cilat lexuesit tuaj janë të apasionuar

Dy vjet më parë, unë sugjerova të shkruaj në lidhje me temat me të cilat lexuesit e mi janë të apasionuar. Sigurisht që më ka ndihmuar të shfrytëzoj një rrymë të fuqishme të ideve dhe energjisë. Por unë do ta bashkoja këtë mësim me një mësim tjetër po aq të rëndësishëm që e kthen fokusin drejt lexuesit. Çfarë pëlqen lexuesi im imagjinar? Për çfarë interesohet më shumë? Dhe çfarë mund të them në lidhje me atë temë që do të prekë ata dhe do t’i bëjë të ditur se i kam dëgjuar edhe pse, natyrisht, unë kurrë nuk kam komunikuar me ta.

Kjo është diçka të cilën jam përpjekur ta trajtoj me pothuajse çdo artikull që kam publikuar deri më tani. Por duke e vendosur këtë pyetje në krye të listës time ndërsa jam duke shkruar, më ndihmon të përqëndroj përpjekjet e mia në prodhimin e një pjese që bën jehonë tek njerëzit që shpresoj ta lexojnë.

Lexoni: 6 gabimet kryesore që po bëni duke ndërtuar markën tuaj personale në LinkedIn, sipas një eksperti marke personal

  1. Shkruani për tema të panjohura, jashtë kornizave që nuk kanë asnjë lidhje me ato që janë në trendet më të fundit

Kjo ndoshta mund të mos ju pëlqejë, por do t’ju vendosë në lëvizje për të parë dhe hulumtuar për tema të ndryshme jo vetëm ato që janë praktikisht kudo. Ndërsa ende më pëlqen të shkruaj për tema që janë trende, mua shpesh më pëlqen të shkoj jashtë trendit dhe të shkruaj në lidhje me zakonin e pabesueshëm të Krishtlindjeve, duke dhuruar libra dhe më pas duke i lexuar me një pije të ngrohtë në dorë. Ose do të shkruaj për fuqinë e pabesueshme që ka fjala “faleminderit” në aftësinë tuaj për të krijuar marrëdhënie më kuptimplota me të tjerët. Ndërsa vlerësoj fuqinë e ndërtimit të rrjetit dhe krijimin e markës profesionale për të shkruar në LinkedIn, ky është edhe një hobi personal për mua. Ndjej, që kam liçencën për të shkruar për një larmi më të madhe temash që më interesojnë.

  1. Përqëndrohuni në një ose dy tema dhe zhytuni thellë në to

Ide e mirë është që të vini me një larmishmëri temash dhe të jeni gjithmonë në gjenerim idesh, por gjithashtu ajo që kam zbuluar është se duke u përqëndruar intensivisht në vetëm një, ndoshta dy tema në të njëjtën kohë dhe duke lexuar e menduar shtesë për to, unë mund të përqëndroj rezervat e mia të kufizuara të energjisë dhe kohës drejt prodhimit të një artikulli më të mirë dhe për të cilin unë mund të ndihem krenar që e kam shkruar.

  1. Shkruani për të mësuar gjëra të reja që do t’ju ndihmojnë në karrierën dhe jetën tuaj

Këshilla ime origjinale për të “siguruar informacion që i ndihmon lexuesit tuaj” ende është e vlefshme, sigurisht. Por do të thosha një nga përfitimet më të mëdha dhe kënaqësitë më të mëdha është ajo që unë mësoj përmes procesit të studimit dhe shkrimit për tema që më japin pasqyrë dhe udhëzim për çështje që më ndihmojnë të mendoj dhe të trajtoj tema me të cilat jam duke u marrë.

  1. Mos ndani më shumë seç duhet

Siç sugjerova dy vjet më parë, unë ende besoj se shkrimtarët në LinkedIn duhet të ndajnë diçka për veten e tyre në artikujt e tyre. Shkrimtarët që nuk zbulojnë asgjë për veten e tyre mund të informojnë dhe edukojnë, por nuk jam i sigurtë nëse mund të frymëzojnë. Por unë gjithashtu besoj se ju duhet të krijoni një hapësirë ​​për ato që shkruani në LinkedIn dhe ta mbani atë hapësirë ​​të veçantë nga detajet personale dhe profesionale që do të ishin shumë të parëndësishme, të rëndomta ose thjesht shumë private për t’u ndarë me botën e gjerë.

  1. Shkruani përmbajtje që përshtatet me titullin e artikullit

Titujt e mirë që tërheqin lexuesin dhe e detyrojnë atë të klikojë në artikullin tuaj mbi qindra opsione të tjera janë thelbësore. Ndjekja e “rregullit 50% ” të shpenzimit të kohës vetëm duke ndrequr titullin tuaj, megjithatë, do të kthehet në efekt të kundërt nëse nuk i jepni premtimin që po i bëni lexuesit tuaj. Sigurisht, është e lehtë të zbukurosh dhe të ekzagjerosh titullin tënd, por është me të vërtetë e vështirë të fitosh përsëri besimin e një lexuesi që ndihet sikur ka qenë viktimë e “karremit të klikimit”.

Investoni kohë dhe energji për të shkruar përmbajtje për të cilën keni besim se do të siguroni vlerën që i keni premtuar lexuesit që në titullin tuaj.

Lexoni: 7 këshilla për të krijuar përmbajtje që tërheq në LinkedIn

  1. Theksoni cilësinë mbi qëndrueshmërinë

Shkrimi i rreth një artikulli në javë për katër vjet e gjysmë ka qenë i dobishëm në aftësinë time për të rritur ndjekjen time në më shumë se 120,000 njerëz. Gjithashtu më ka ndihmuar të ushtroj të shkruarit dhe të zhvilloj një zakon produktiv që nuk e kisha më parë.

Por nëse nuk keni qëndrueshmëri apo nuk e keni filluar mirë, thjesht përqëndrohuni në shkrimin e përmbajtjes më të mirë që mundeni. Mos i bëni presion vetes për të publikuar artikuj çdo javë, dy herë në javë, apo edhe çdo muaj, përveç nëse ndiheni të sigurtë se mund të krijoni diçka për të cilën jeni krenar që ndani me pjesën tjetër të botës. Investoni kohë në të menduarit përmes temës tuaj, duke e hulumtuar atë, duke marrë këshilla të ekspertëve mbi të, dhe më pas duke shkruar dhe rishkruar draftin tuaj derisa të ndiheni gati ta ndani atë me botën.

Kjo mund të ngadalësojë procesin tuaj dhe të zvogëlojë ritmin e publikimeve të synuar, por ndikimi në reputacionin tuaj të një ose dy artikujve me të vërtetë të hartuar mirë do të jetë shumë më i lartë sesa të nxirrni një seri postimesh për hir të arritjes së një qëllimi publikimi.

/shkruar nga Glenn Leibowitz për inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0