6 gabimet kryesore që po bëni duke ndërtuar markën tuaj personale në LinkedIn, sipas një eksperti marke personal - Business Magazine Albania

6 gabimet kryesore që po bëni duke ndërtuar markën tuaj personale në LinkedIn, sipas një eksperti marke personal

  • Supozimi se njerëzit e dinë se çfarë do të thotë titulli juaj në LinkedIn.

Kjo është pjesa më e mirë e LinkedIn. Pavarësisht se ku paraqiteni në platformë, qoftë te faqja kryesore ose kutia e mesazheve të dikujt, ai titull i dobishëm bashkërendues ju ndjek. Në asnjë platformë tjetër të mediave sociale nuk keni një titull që shpjegon se çfarë bëni, kudo që ju shfaqeni.

Problemi qëndron saktësisht këtu: shumë njerëz e trajtojnë këtë si një zonë për të ndarë “titullin” e tyre kundrejt përdorimit të tij si një mundësi për të ndarë një “etiketë reklamuese”. Kjo është një mundësi e humbur. Në marketing, etiketat vendosen për të sqaruar pikën kryesore të shitjes ose emocionin e një marke (mendoni të famshmen “Bëje sipas mënyrës tënde” të Burger King). Ato e bëjnë të lehtë dhe të shpejtë për t’i dhënë arsye dikujt për të bashkëvepruar me ju. Prandaj imagjinoni sa punë të panevojshme po krijoni për dikë kur keni titullin “CEO i ACME Corp”. Tani personi duhet të shikojë se çfarë është dhe bën ACME Corp dhe CEO i asaj kompanie dhe më vjen keq, por askush nuk do marrë kohë nga dita e tyre për ta bërë këtë. Pra, bëjeni më të lehtë për ta. Mos u mundoni të zini 220  karakteret e titullit tuaj duke shkruar një pozicion në një kompani që askush nuk e di vërtet. Në vend të kësaj, përmendni vlerën që u sillni njerëzve. Duhet të jeni të qartë për atë që bëni ju dhe kompania juaj. Brandimi ka të bëjë me qartësinë. Qartësia fiton gjithmonë. 

Lexo: Menaxherë, ja si duhet të silleni me punonjësit

  • Përfshirja e mesazheve në kërkesën tuaj për shoqëri në LinkedIn.

Përveç rasteve ku e njihni ligjërisht personin ose keni një arsye autentike për të komunikuar me të, do të jetë më mirë të mos e përfshini mesazhin në kërkesën tuaj fillestare. Ja përse:

– Njerëzit do të supozojnë, në fund të fundit, që ju dëshironi t’iu diçka shisni atyre.

– Është thjesht një gjë më shumë që njerëzit duhet të bëjnë / lexojnë. Sipas përvojës, njerëzit ose do t’ju pranojnë ose jo sepse ata janë ose të hapur për komunikim ose jo.

  • Të mos qenit të hapur për të pranuar kërkesa nëse nuk e njihni tashmë personin.

Është absurde, njerëzit regjistrohen në një platformë të rrjeteve sociale vetëm për të mos komunikuar. Por, ka njerëz që e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Kjo është tepër e çuditshme sepse nëse doni që marka juaj personale dhe mundësitë e biznesit të rriten në këtë platformë, duhet të angazhoheni me shumë njerëz. Disa nga marrëdhëniet më të mira të biznesit gjetën fillimin e tyre në LinkedIn para se të lulëzonin në partneritete strategjike fitimprurëse.

  • Ju nuk po krijoni përmbajtje të mjaftueshme.

Tre deri në pesë herë në javë është qëllimi. Për të ndërtuar një markë personale, duhet të keni një rrjedhë të qëndrueshme përmbajtjeje të vlefshme, që u mëson njerëzve diçka që nuk e dinë. Nëse nuk po krijoni përmbajtje, nuk mund ta ndërtoni markën tuaj në këtë platformë. 

Lexo: 3 mënyra se si startup-et mund të sjellin inovacion në një industri të gjërë

  • Ju nuk po tregoheni autentik në përmbajtjen tuaj.

Duke punuar në kaq shumë llogari ekzekutive, ne shpesh shohim se çfarë i intereson audiencës bazuar në modelet e angazhimit. Mund t’ju themi se postimet personale autentike gjithmonë kanë sukses. Nuk po themi që  duhet të shfrytëzoni fotografitë e fëmijëve tuaj ose ta trajtoni LinkedIn si një ditar për të regjistruar të gjitha mendimet e ditës suaj, por në fund të fundit, njerëzit lidhen me njerëzit bazuar në përvojat dhe vlerat e përbashkëta. Nëse nuk po flisni për këto aspekte personale të vetes dhe jeni të fokusuar te biznesi gjithë kohës, nuk do të shihni rritje në ndjekje ose angazhim. Njerëzit duan të dëgjojnë mendimet tuaja reale për gjërat reale. Mendoni për bisedat me klientët dhe perspektivat në jetën reale. Në mënyrë të pashmangshme, ju ndërtoni raporte para se të filloni biznesin në fjalë. 

  • Mospërfshirja në seksionin e komenteve.

Kur dikush lexon përmbajtjen tuaj dhe komenton mbi të, po tregojnë se ajo që thatë është aq e vlefshme që ata ta lexojnë dhe kjo i nxiti aq sa të linin një koment mbi të. Pse t’i lini në heshtje? Askush nuk e pëlqen “dashurinë” e pashpërblyer. Vëmendja është aseti më i vlefshëm në mediat sociale, kështu që ju duhet ta shpërbleni këtë model sjelljeje duke e pranuar dhe pastaj duke iu përgjigjur përsëri (ose përmes krijimit të një dialogu). Kur ndihmojmë drejtuesit dhe autorët të fillojnë fushatat e librave, vendi i parë që shkojmë për të marrë nxitjen fillestare të mbështetjes dhe blerësve është seksioni i shpeshtë i komentuesve. Këta njerëz po ju lënë të kuptoni se ju kanë ndjekur dhe kanë investuar kohë në atë që po bëni. Por ata blejnë vetëm nëse drejtuesit ose autorët u përgjigjen rregullisht. Përndryshe, është si të bërtasësh në boshllëk. Mos e lini të palexuar mesazhin e audiencës suaj. Ata duan t’ju mbështesin, falënderojini dhe krijoni dialog. Kjo është magjia e mediave sociale!

LINKEDIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0