Samsung sjell dizajn të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm në Milan Design Week 2023 - Business Magazine Albania

Samsung sjell dizajn të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm në Milan Design Week 2023

Samsung prezanton filozofinë e tij të dizajnit të qëndrueshëm, tëndërlidhur dhe të përqendruar në stilin e jetës, në Fuorisalone Milan Design Week 2023

Samsung Electronics prezantoi sot filozofinë e tij të dizajnit të qëndrueshëm, të ndërlidhur dhe të përqendruar në stilin e jetës me lançimin e ekspozitës së tij “Bespoke Home, Bespoke Life” në FuorisaloneMilan Design Week 2023. Nga data 18 prill deri në 23 prill, vizitorët në stendën Fuorisalone të Samsung-ut janë të ftuar të eksplorojnë pajisjet më të fundit elektroshtëpiake Bespoke, të cilat plotësojnë nevojat e konsumatorëve duke fuqizuar stilin e tyre unik të jetesës

Fokusi kryesor i stendës të këtij viti janë përpjekjet e Samsung në kuadër të qëndrueshmërisë duke vënë në pah gjithashtu një numër bashkëpunimesh të reja dhe fantastike të dizajnit.

Përveç prezantimit se si Samsung rrit qëndrueshmërinë gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit dhe fuqizon stilin e jetës së konsumatorëve, stenda përfshin ekspozita dinamike nga dizajnerët koreanë të stilit të jetesës, Seungji Mun dhe Hosuk Jang.  Gjithashtu, thekson një bashkëpunim të ri limited-editionpaneleve Bespoke me TOILETPAPER, studio kreative me bazë në Milano.

“Jeta me Bespoke që po prezantojmë në Fuorisalone 2023 është evolucioni tjetër i vizionit Bespoke që mundësoi personalizimin në të gjithë shtëpinë,” tha Ik Soo Choi, EVP dhe Shef i Ekipit të Shitjeve dhe Marketingut të Biznesit të Pajisjeve Digjitale në Samsung Electronics. “Të jetosh jetën me pajisjet Bespoke ju lejon të dizajnoni një shtëpi që jo vetëm plotëson nevojat tuaja unike, por edhe vlerat tuaja, duke ju mundësuar të shijoni një mënyrë jetese më të personalizuar, të ndërlidhur dhe të qëndrueshme.”

Nga prodhimi te riciklimi, qëndrueshmëria për një planet më të mirë

Lexo:Eksportet ngadalësohen në mars. Faktor kryesor ulja e çmimeve

Vizioni i Samsung për një të ardhme më të gjelbër, që përfshin qëndrueshmërinë në më shumë aspekte të jetës së përditshme, bëhet i qartë për vizitorët sapo hyjnë në stendën e kompanisë.

Ekspozita e parë që hasin vizitorët është krijuar nga artisti i njohur Seungji Mun, i cili njihet për dizajnet e tij industriale minimaliste dhe të ndërgjegjshme për mjedisin. E titulluar “ We Breathe“, ekspozita vendos pajisje, duke përfshirë lavatriçen dhe tharësen me AI dhe frigoriferin Bespoke BMF, në një hapësirë ​​të përbërë kryesisht nga materiale të ricikluara si plastika dhe rrjetat e peshkimit të hedhura në oqean. Ekspozita i portretizon pajisjet si “të fjetura” tek sa kursejnë energjinë në një ekspozitë të teknologjisë SmartThings të kursimit të energjisë.

Ekspozita “Everyday Sustainability” vë në dukje përpjekjet e Samsung për të mbështetur qëndrueshmërinë gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit. Nga prodhimi dhe shpërndarja te përdorimi dhe asgjësimi, Samsung vazhdon të ketë në fokus mjedisin në çdo aspekt  të proçeseve të tij. Kjo përfshin reduktimin e përdorimit të burimeve dhe emetimeve të karbonit gjatë fazës së kërkimit, zhvillimit të paketimit ekologjik, zbatimt të teknologjive inteligjente të kursimit të energjisë dhe lehtësimit të përdoruesve që të riciklojnë produktet e tyre pasi të arrijnë në fund të ciklit të tyre jetësor.

Një mënyrë jetese më e mirë, më e zgjuar përmes ndërlidhjes

Përveç nënvizimit të inovacioneve që kujdesen për vlerat e qëndrueshme të konsumatorëve, stenda e Samsung vë në pah aftësinë e SmartThings për të transformuar mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me pajisjet e tyre.

Ekspozita “Connected Experience ” vë në pah llojet e përvojave intuitive që bëhen të mundshme duke kombinuar hiperlidhjen e pajisjeve Bespoke me automatizimin e SmartThings. Ekspozita interaktive prezanton se si linja e përditësuar e shërbimeve SmartThings nga Samsung – duke përfshirë Gatimin SmartThings, Kujdesin për Veshjet, Energjinë, Kujdesin për Ajrin, Kujdesin për Kafshët dhe Kujdesin në shtëpi – përmirëson rutinat e përdoruesve duke i bërë punët e përditshme më të përshtatshme.

Lexo:Ja një listë të gjërave që nuk duhen të bëni. Si ju ndihmon”paragjykimi negativ”…

MyBespoke është një shërbim i personalizuar që i lejon klientët të krijojnë një frigorifer të veçantë që i përshtatet stilit të tyre duke përdorur fotot e tyre të preferuara, dizajnet origjinale ose veprat e artit.

Veçanërisht ai përshkruan se si kursimi i energjisë nga modalitetiEnergy Mode me Ecobubble™4 i SmartThings i ndihmojnë përdoruesit të menaxhojnë përdorimin e tyre të energjisë, të reduktojnë gjurmën e karbonit dhe faturat e energjisë deri në 15% për frigoriferët , deri në 20% për kondicionerët dhe deri në 70% për lavatriçet që funksionojnë në AI Energy Mode me Ecobubble™.

Me një teknologji të përparuar, SmartThings Energy menaxhon prodhimin dhe kursimin  e energjisë për të gjithë shtëpinë, duke mundësuar vizionin e vërtetë të “Net Zero Home’ “. Për këtë qëllim, Samsung po zgjeron partneritetet me kompanitë energjitike evropiane, si SMA Solar Technology dhe PASSIV.

Përjetoni personalizimin unik  përmes dizajnit Bespoke

Bashkëpunimet që Samsung prezantoi në Fuorisalone 2023 ripërcaktojnë kufijtë e dizajnit Bespoke. Këto partneritete dhe përmirësime të dizajnit riafirmojnë përkushtimin e Samsung për t’u ofruar konsumatorëve personalizim.

Një nga pikat kryesore të dizajnit të stendës është “Framed”, një ekspozitë tërheqëse nga stilisti i mirënjohur Hosuk Jang. Duke shfaqur një estetikë që ndërthur etikën e dizajnit të Bespoke me atë të një klubi social evropian, “Framed” inkorporon me zgjuarsi kornizat e pikturës së artit në modelet e paneleve të frigoriferit Bespoke. Rezultati është një ekspozitë që inkurajon vizitorët të vizualizojnë se si do të shprehnin individualitetin e tyre dhe të personalizojnë arredimin e brendshëm me produktet Bespoke.

Zona e dizajnit përfshin gjithashtu Galerinë Bespoke, e cila fton vizitorët të përjetojnë personalizimin e frigoriferit të tyre me MyBespoke dhe shfaq panele frigoriferësh limited-edition, të dizajnuar në bashkëpunim me studion krijuese dhe markën e revistave, TOILETPAPER. Koleksioni Bespoke TOILETPAPER” përfshin gjithsej katër dizajne unike: tavolinë ëmbëlsirash, buzëkuq, pasqyrë dhe trëndafil.

Stenda e Samsung në Fuorisalone 2023 mund të gjendet në Artpoint Superstudio, që ndodhet në adresën Via Tortona 27, Milan 20144. Më shumë informacion mbi ekspozitën mund të gjeni duke vizituar faqen e internetit të Fuorisalone 2023 .      

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0