Samsung prezanton serinë e re të Galaxy J - Business Magazine Albania

Samsung prezanton serinë e re të Galaxy J


Tiranë, Shqipëri – 7 Qershor, 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. lançoi sot serinë e re të Galaxy J. Të gjithë telefonët e rinj Galaxy J7, J5 dhe J3 ofrojnë performancë të lartë në një dizajn mahnitës të trupit të tyre metalik, me teknologji të përparuar të kamerës, të gjitha në një çmim shumë të favorshëm për të gjithë.

samsungGalaxy J7 përmban një trup metalik premium dhe ekran AMOLED të plotë HD, jetëgjatësi më të gjatë të baterisë dhe 3GB RAM. Njësoj si J5 dhe J3, J7 ofron një përvojë të thjeshtuar të përdorimit të kamerës. Të dy J7 dhe J5 janë gjithashtu të pajisur me një kamera të përparuar me rezolucion më të lartë 13 megapiksel dhe kamera të pasme 13 megapiksel me blic LED, të cilat ndihmojnë përdoruesit të kapin imazhe të qarta dhe të mprehta, madje edhe në kushtet e dritës së zbehtë. Në përmirësim të mëtejshëm nga gama e mëparshme, që të dy Galaxy J7 dhe J5 kanë edhe skaner të gjurmëve të gishtave.

Galaxy J5, i cili është më kompakt, disponon një trup të plotë metalik dhe ekran të plotë HD AMOLED për një eksperiencë fantastike shikimi. Me kamerën e përmirësuar të përparme dhe të pasme 13 megapiksel dhe memorie të zgjerueshme me microSD për të mbështetur deri në 256GB, përdoruesit mund të kapin dhe të ruajnë me lehtësi përmbajtjen që është e rëndësishme për ta. Procesori më i shpejtë 1.6GHz gjithashtu e bën Galaxy J5 më të fuqishëm se kurrë.

Galaxy J3 gjithashtu përmban trupin metalik në atë masë që përputhet me dizajnin e lëmuar të pjesës tjetër të portofolit. Ky smartphon mund të ruajë po aq sa J7 dhe J5 për shkak të një kapaciteti më të madh të kujtesës (16GB) dhe 2GB RAM të përmirësuar, si dhe kapjen e imazheve më të mira se më parë, si rezultat i kamerës së pasme 13 megapiksel me fokus automatik të saktë. J3 gjithashtu përfshin adaptimin e platformës së mbrojtjes së sigurisë, Samsung Knox, e cila siguron përmbajtjen e pajisjes së telefonit duke përdorur inkriptim të avancuar të të dhënave.

“Seritë e Galaxy J janë një nga produktet tona më të shitura të smartphonëve në Europë”, komentoi Pavle Zobundzija, drejtor i departamentit të telekomunikacionit në zyrën rajonale përfaqësuese të Samsung Electronics. “Ne jemi të bindur se dizajni i zgjeruar i serisë së re Galaxy J, teknologjia e shkëlqyer e kamerave dhe karakteristikat e performancës së lartë do të vazhdojnë të apelojnë tek klientët ekzistues dhe ata të rinj që kërkojnë një smartphone të dizejnuar bukur dhe të fuqishëm nga një markë premium, të gjitha me një çmim të volitshëm.”

Galaxy J7 dhe J5 do të jenë në dispozicion në Europë në muajin Qershor ndërsa Galaxy J3 në muajin Korrik.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

samsungsamsung

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0