Samsung patenton lentet e "agjentëve sekretë" - Business Magazine Albania

Samsung patenton lentet e “agjentëve sekretë”


Në të ardhmen, ne të gjithë mund të vendosim lente kontakti, ashtu siç përdorin agjentët sekretё nëpër filma. Samsung ka siguruar një patentë në Korenë e Jugut për lentet e kontaktit me një ekran që projekton imazhe direkt në sy. Një kamera e ndërfutur dhe sensorët janë të kontrolluara nga hapja dhe mbyllja e shpejtë e syve.

Sipas TechSot.Al, Samsung ka filluar zhvillimin e lenteve “smart” të kontaktit si një mjet për të krijuar një përvojë më të mirë se ato që ekzistojnë me anën e pajisjeve të ngjashme si Google Glass. Lentet e kontaktit “smart” do të lejojë projektimin në sytë e një personi dhe të jenë më të padukshme në të njëjtën kohë.

Google zotëron dy patentave për lentet e kontaktit “smart” me elektronikë fleksibile dhe sensorë që lexojnë kimikatet në lëngun lotsjellës të syve mbajtës duke përcaktuar nëse nivelet e tyre të sheqerit në gjak kanë rënë në nivele fatale.

Mjaft interesante, Samsung ka aplikuar patentët e lenteve të kontaktit “smart” në vitin 2014, në të njëjtin vit që Google ka marrë patentat në SH.B.A. për lentet “smart”.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0